Lajmet

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

01.09.2026 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike në vend, konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Lushaku tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe emri i presidentit. “Kështu që sot do të kemi me u taku edhe me diskutuar bashkë edhe emrin e presidentit, edhe zhvillimet politike, edhe konstituimin e Kuvendit e të gjitha institucioneve sa më shpejt që është e mundur. Edhe kaq”, tha ajo.

E pyetur për zërat brenda LDK-së se disa deputetë nuk do ta votojnë presidentin dhe nëse emri i propozuar paraprakisht e ka marrë dritën e gjelbër nga secili deputet i LDK-së, Lushaku tha se kryetari dhe ekipi negociues kanë pasur autorizime të plota.

“Shiko, ne kemi autorizuar kryetarin edhe ekipin për me negociuar edhe ata kanë pasur autorizime të plota për të bërë edhe propozime edhe për t’i diskutuar emrat. Tani po diskutojmë edhe në një rreth edhe më të gjerë. Kështu që është proces krejt normal. Nuk mundet me qenë, si me thënë, për aq kohë sa nuk ka dakordësi, nuk ka mundësi si diskutohen shumë emra”, u shpreh ajo.

Lushaku tha se nuk e kishte ditur paraprakisht emrin e kandidatit para se ai të bëhej publik nga grupi parlamentar. “Jo, shiko, po të them që kur ka autorizime, ka disa persona që kanë autorizimet partiake edhe diskutojnë edhe negociojnë në emër të partisë. Edhe kështu ka qenë ky zhvillimi. Domethënë është gjithmonë normale kjo që ndodh”, tha deputetja.

Sa i përket kandidatit për president, Bekim Sejdiut, Lushaku deklaroi se ai e ka votën e saj.

 “Po. Domethënë, kandidati i propozuar është profesor fakulteti. Bekim Sejdiu është edhe kolegu im në Universitetin e Prishtinës prej kohësh. Është një person që ka bartur peshë edhe ka qenë pjesë e procesit të shtetformimit edhe pastaj edhe të zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë edhe të diplomacisë. Prandaj i bart të gjitha cilësitë të cilat mund t’i bartë një president. Mendoj që edhe nga aspekti i integritetit dhe unitetit qytetar është dikush që mund ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë shumë të dinjitetshme, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat politike, duke pasur parasysh që Kosova nuk ka institucione tash e dy vjet — institucione me fuqi të plota që bëjnë politikën e Kosovës. Është imediate që t’i kthehemi institucioneve dhe t’i sigurojmë qytetarëve një stabilitet politik dhe, si rrjedhojë, unë do ta mbështes këtë kandidaturë për t’i dhënë institucione vendit”, deklaroi Lushaku.

E pyetur nëse do të merren masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim apo nuk bëjnë kuorumin, Lushaku tha se vendimi i takon secilit deputet.

“Jo, është përgjegjësi e secilit deputet që të vendosë në fund të fundit veç e veç. Por ne s’duhet të harrojmë që ne jemi pjesë e një platforme politike dhe një partie politike që mbështesim aty. Por nuk është vetëm LDK-ja që duhet ta votojë apo jo. Kjo ka qenë një marrëveshje, si me thënë, në mes të LDK-së dhe VV-së, por kandidatura do të hidhet për gjithë Kuvendin e Kosovës. Pyetja është për të gjithë deputetët dhe për të gjitha partitë politike. Tani a sigurohet shumica varet edhe prej secilit deputet të Kosovës. Ne tek e fundit analizojmë secili dhe e kemi përgjegjësinë tonë për të dhënë llogaridhënie publike ndaj votuesve tanë pse e kemi votuar ose pse nuk e kemi votuar. E besoj që është edhe përgjegjësi individuale edhe karshi shtetit të Kosovës”, shtoi Lushaku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

Bajrami: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Bajrami: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK’së nëse do të ketë garë të hapur

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK’së nëse do të ketë garë të hapur