“Për krijimin e FAK-ut Kosova duhet të bisedojë me Serbinë”

05.10.2015 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Për krijimin e FAK-ut Kosova duhet të bisedojë me Serbinë”

Kosova, në kuadër të dialogut me Serbinë, duhet të bisedojë edhe për formimin e Forcave të Armatosura e për këtë duhet ta ketë edhe pajtimin e serbëve të vendit.

Kështu të paktën shkruan gazeta e Beogradit “Blic” e cila shton se vendet më të fuqishme të Perëndimit konsiderojnë se nuk është koha për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe se Prishtina këtë nuk duhet ta bëjë pa marrëveshje me Beogradin.

Gazeta, e cila thotë të ketë biseduar me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve perëndimore në Prishtinë, shton se ata, diplomatët, mbështesin Forcat aktuale të Sigurisë së Kosovës por, jo, thotë gazeta pa përmendur emra të atyre diplomatëve në kryeqytetin e Kosovës që FSK të shndërrohen në FAK, transmeton Koha.net.

“Është e vërtetë se Kosova në një moment në të ardhmen do të bëhet me forcat e veta të armatosura, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Para së gjitha kjo temë duhet të jetë pjesë e procesit të normalizimit me Beogradin. Vendimin e njëanshëm të Prishtinës nuk do ta lejojmë”, kanë thënë diplomatë të lartë nga Kosova.

Po ashtu, kanë theksuar ata, është vendimtare që Prishtina për ushtrinë e vet të ardhshme të ketë pajtimin e gjerë me serbët në Kosovë.

Bashkëbiseduesi, pa emër, i gazetës ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e kanë lansuar tregimin për forcimin e FAK-ut për të larguar vëmendjen e opinionit nga tema të tjera shumë të pakëndshme.

“Marrëveshjet e Brukselit, formimi i AKS-së dhe sidomos krijimi i Gjykatës Speciale kanë krijuar furtunë të vërtetë në qarqet radikale në Kosovë e Mustafa e Thaçi janë shënjestër e akuzave për tradhti e të tjera. Paralajmërimet se do të krijohet ushtria shërbejnë si vërejtjeje për kompromiset që ata e bëjnë me Serbinë dhe BE-në”, ka thënë bashkëbiseduesi i kësaj gazete.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart