“E garantoj publikun e gjere mbarshqiptare, se video te tilla ka edhe per Ilir Meten, ka edhe per Lulzim Bashen, ka edhe per Edi Ramen, ka edhe per cdo politikan andej e kendej kufirit”. Kështu shkruan në Facebook, gazetari Milaim Zeka.
Gazetari Milaim Zeka, thotë se afera seksuale, nuk ka vetëm Dritan Prifti.
Shkrimi i tij në Facebook:
Sexi i Dritan Priftit dhe hajnia e Ilir Metes
Sahere qe dikush deshmon ndonje skandal te rende hajnie ne kurrizin e popullit, prite kur del ne opinion ndonje foto, ose video sexi, ku personi i pare shantazhohet permes pornografise.
E tille eshte loja e sotme nga ana e klanit te Ilir Mites, ku i madh e i vogel ne Shqiperi, edhe jashte saje, e dine qe ai i ka tejkaluar te gjithe kufijte e vjedhjes klasike te parase publike.
Fati i tije i vetem ne kete loje te piste eshte se edhe kreret e PD-se, Sala dhe Luli me shoke, jane poaqe hajdute sa Meta. Edhe mediat, kush me shume e kush me pak, jane krijuar mbi bazen e vjedhjes dhe shantazhit.
Sidoqofte, mbeten dy gjera per tu provuar gjate diteve ne vazhdim. E para eshte kryeministri Rama, i cili nese nuk eshte i perfshire ne afera te tilla, nuk do ta pengoje ndonje prokuror qe do kete guximin t u shkoje gjerave deri ne funde. Dhe ceshtja e dyte eshte Dritan Prifti, i cili duhet t i shkoj denoncimit deri ne fund, per hire te vetdijesimit te ketij populli , i cili duhet te shikoj se kush ja ka vjedhe djersen e tije, e jo te mirret me breket e Mimozes, e cila me shume qef ka vallezuar mbi mullarin e kerrusur te ministrit Prifti.
E garantoj publikun e gjere mbarshqiptare, se video te tilla ka edhe per Ilir Meten, ka edhe per Lulzim Bashen, ka edhe per Edi Ramen, ka edhe per cdo politikan andej e kendej kufirit. Publiku i gjere, duhet ta dije qe aferat e sexit jane faktura personale, ndersa hajnit e parase publike jane faktura qe i paguan populli….