Zhbllokimi i Kuvendit – mes zbatimit të ligjit dhe zgjedhjeve

30.09.2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zhbllokimi i Kuvendit – mes zbatimit të ligjit dhe zgjedhjeve

Insistimi i opozitës që kryeministri Isa Mustafa të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit si kusht për zhbllokimin e punës së Kuvendit, e ka vënë Kosovën në një krizë serioze, thonë analistët politik.

Sipas tyre, nëse pushteti lëshon pe ndaj këtyre kërkesave, atëherë do të krijohej edhe një precedent për të ardhmen.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka përmendur disa mundësi ligjore që parashihen për zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Një prej mundësive, parashihet me anë të rregullores së punës së Kuvendit, sipas të cilës, kryetari i Kuvendit duhet të përkujdeset për zbatimin e saj.

Kurse masë tjetër është ajo e ndërhyrjes së presidentes.

“Në rast të parregullsive serioze, është kryetari i Kuvendit ai që është përgjegjës për mbarëvajtjen e punimeve dhe rregullin e seancës, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë së Kuvendit për ta zhbllokuar punën në mënyrë që seanca të vazhdoj normalisht punimet. Si masë e dytë është ajo e ndërhyrjes së presidentes, e cila ka obligim të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve”, ka thënë Krasniqi.

Tek ndërhyrja e presidentes si një mundësi për zhbllokim të Kuvendit, Albert Krasniqi nuk beson se mund të realizohet.

Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje politike, atëherë këtë mund do të mund ta bënte vetëm bashkësia ndërkombëtare, thotë ai.

Ndërkaq, njëri nga gazetaret që ka përcjellë për një kohë të gjatë punimet e Kuvendit të Kosovës, tani kryeredaktor në Tribuna Channel, Agron Halitaj thotë se në sistemet parlamentare, opozita mund ta bllokoj punën e Kuvendit vetëm në rastet kur koalicioni qeverisës e humb fuqinë numerike në organin përfaqësues.

Por, në Kuvendin e Kosovës, vijon Halitaj, pozita nuk e ka humbur shumicën, përderisa opozita është dukshëm më e vogël.

Në këto rrethana, më së shumti do të sfidohet kreu i Kuvendit, ka thënë Halitaj, pasi ai është i obliguar të kujdeset për rend e rregull në mbledhje.

“Kryetari Kadri Veseli i ka vetëm dy zgjidhje dhe cilëndo ta zgjedh nuk është e favorshme, nëse i kërkon sigurimit që t’i largojë deputetët nga foltorja atëherë gjasat për të shpërthyer tensionet si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit janë më së evidente. Por, nëse vendos ta respektoj vullnetin e opozitës, atëherë do ta bllokoj Qeverinë në përmbushjen e obligimeve si ndaj qytetarëve ashtu edhe në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë Halitaj për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Halitaj nuk pret që presidentja të arrijë të vendos dialogun ndërmjet pozitës dhe opozitës për të garantuar funksionimin e institucioneve siç parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Një rol të tillë të ndërmjetësimi politik, ai më shumë e sheh tek faktori ndërkombëtar.

“Zgjidhja nuk besoj se mund të jetë në zyrën e Presidentes, por në zyrat e përfaqësive diplomatike. Ata tashmë kanë dasmuar se mund t’i thyejnë blloqet, pavarësisht kauzave që mund të kenë”, ka deklaruar Halitaj.

Në anën tjetër, Albert Krasniqi thotë se ka edhe një mundësi tjetër në bazë të cilës, qeveria do të mund ta ri-legjitimonte fuqinë e vet duke kërkuar mocion të votëbesimit në Kuvend.

“Një mocion i votëbesimit do të shërbente si një konfirmim për qeverinë nëse e ka mbështetjen e Kuvendit për këto marrëveshje. Mirëpo në krejt këto rrethana që janë krijuar dhe nëse asnjë prej këtyre masave nuk prodhon efekt, atëherë edhe zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion që duhet përjashtuar”, ka theksuar Krasniqi.

Mes opsionit të rritjes së tensioneve dhe zgjedhjeve, analistët thonë se mund të përdoret edhe shembulli i Greqisë ku kryeministri grek ishte detyruar të qoj vendin në zgjedhje duke dhënë dorëheqje pas marrëveshjes me Bashkimin Evropian, raporton rel.

Megjithatë, tërhiqet vërejtja se as zgjedhjet nuk do të mund të ishin garantuese të zhbllokimit të institucioneve, nëse edhe pas tyre pozita dhe opozita do të mbeteshin njësoj siç janë tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve