Më 15 tetor nis heqja e barrikadës “Parku i paqes” në Mitrovicë

30.09.2015 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Më 15 tetor nis heqja e barrikadës “Parku i paqes” në Mitrovicë

Heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” në urën kryesore mbi lumen Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, është pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur në bisedimet në Bruksel, ndarjet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës së jugut, thotë për Radion Evropa e Lirë se projekti për heqjen e të ashtuquajturit “Parku i paqes” dhe revitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, do të nis me 15 tetor .

“Kjo do të fillojë të zbatohet prej 15 tetorit e deri në qershor të vitit të ardhshëm, ku urës së Ibrit do t’i bëhet revitalizimi i i tërësishëm, si dhe do të bëhen dy rrethrrotullime, në jug dhe në veri. Pastaj do të bëhen kopshte me lojëra për fëmijë, në të dyja anët. Do të jetë gati për qarkullim në qershor të vitit të ardhshëm, ku mundësohet lëvizja e lirë për këmbësorët, biçikletat dhe të gjitha automjetet motorike”, tha Bahtiri.

Ai ka theksuar se tashmë për fillimin e zbatimit të projektit janë të informuar të gjitha strukturat e dy komunave, të jugut dhe të veriut të Mitrovicës.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, nuk ka qenë i qasshëm për të konfirmuar nëse strukturat e Komunës së Mitrovicës së veriut janë të njoftuara se kur do të nis zbatimi i projektit për revitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Por, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç faktit që është arritur marrëveshja, institucioni që ajo kryeson ende nuk ka informata lidhur me këtë çështje.

“Tashmë, nesër është 1 tetor dhe ne, lidhur me këtë çështje, nuk kemi biseduar asgjë në Kuvend, zyrtarisht. Por kjo nuk do të thotë që neve kryetari nuk do të na informojë, sepse tash është në udhëtim zyrtar. Por, se a do të jetë temë e diskutimit, nuk e di. Tash për tash nuk është në rend dite dhe se a do ta hapë dikush këtë temë nuk e di”, tha Bozhoviq.

Por, a ka sinjale se do të fillojë puna në urën kryesore mbi lumin Ibër?

Adrijana Hoxhiq, shefe e zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka parë ndonjë shenjë të përgatitjeve.

“Nuk kam idenë. Vetëm se e di që sot kam kaluar pranë urës kryesore dhe nuk kam vërejtur se po ndryshon diçka aty”, tha Hoxhiq.

Por, megjithatë, Bahtiri thotë se puna për largimin e të ashtuquajturit “Parku i paqes” do të nisë në afatin e përcaktuar.

“Sinjale se do të punohet, ka, po se po, për arsye se ka dalë në tender dhe e ka fituar tenderin një kompani. Ajo do të fillojë të punojë dhe t’i përgjigjet Këshillit Evropian, i cili e ka marrë përsipër që të hiqet ai ‘Park i paqes’. Së pari, ka për tu mbuluar mbi 4 metra e gjithë ura, ku ka për tu bërë renovimi. Pastaj do të pastrohet ‘Parku i paqes’ dhe do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme”, ka theksuar Bahtiri.

Ai ka shtuar se në të njëjtën kohë do të hiqen edhe dy barrikada tjera që gjenden në pjesën e veriut, në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe në Suhodoll, të cilat sipas tij i kanë vendosur shqiptarët.

I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, është vendosur me 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë