Edhe në Suedi themelohet Rrjeti i bizneseve shqiptare

29.09.2015 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe në Suedi themelohet Rrjeti i bizneseve shqiptare

Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë ku edhe u themelua rrjeti i afaristëve shqiptar.
Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “PappooNordic AB”, “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe “Miri Bygg AB”.
Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes. Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora.
Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, Osman Shahini, z. Besian Mustafi,drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.
Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë Afrim Bunjaku dhe Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar Haredin Osmanaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar