Linjë telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve

28.09.2015 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Linjë telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot një fushatë vetëdijesimi për të inkurajuar gazetarët të raportojnë rastet e frikësimeve, kërcënimeve dhe shantazheve në linjën e re telefonike falas, të themeluar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Fushata me billborde në gjuhën shqipe, serbe dhe turke në mbarë Kosovën do të vijojë për një muaj dhe ka për qëllim informimin e komunitetit të gazetarëve rreth kësaj linje telefonike dhe përdorimin e informatave të marra për të ndihmuar organet e zbatimit të ligjit në marrjen e masave e duhura.

“Vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për gazetarët në Kosovë. Së paku 27 gazetarë janë kërcënuar, sulmuar ose keqtrajtuar në vitin 2014”, tha ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Trendi mbetet i njëjtë edhe për vitin 2015 me 22 raste të regjistruara deri më tani. Për këtë arsye kemi përkrahur Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të themelojë linjën telefonike falas përmes Telekomit të Kosovës, linjë që do të përdoret nga gazetarët për të raportuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konfidenciale sulmet ndaj tyre”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

“Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë për tema të ndjeshme në interes të publikut. Dështimi për të hetuar sulmet ndaj tyre inkurajon sulmuesit të vazhdojnë me veprime të njëjta dhe të sfidojnë gazetarinë e mirë”, shtoi ai.

Zekirja Shabani, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se garantimi i sigurisë së gazetarëve kërkon mbështetjen dhe ndihmën e të gjithëve.

“Për këtë arsye po fillojmë më këtë linjë telefonike falas në dispozicion 24 orë ku gazetarët mund t’i shprehin ankesat, shqetësimet ose kërcënimet. Kjo linjë do të na ndihmojë të krijojmë një regjistër me informata të dorës së parë për rastet që përshijnë gazetarët e të cilat do të përdoren për të mbrojtur më mirë gazetarët dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të sulmuesve”.

Linja telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve është 0800 11 333.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë