Kurti: Serbia do ta njohë Kosovën, pasi që Kosova ta njohë Serbinë brenda saj

E publikuar: 28/09/2015 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për Enkel Demin në Televizionin Shqiptar, ka folur për humbjet e mëdha territoriale, që sipas tij, do t’i pësojë Kosova me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti ka deklaruar se, Asociacioni është i ngjashëm me Republikën Serbe, në Bosnjë dhe se Kosova vazhdimisht që nga paslufta është copëtuar.

“Produkti jonë çlirimtar po gjymtohet tërë kohën”.

“Serbia ndoshta do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pasi që Kosova ta njohë Serbinë brenda Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
“Politikanët tanë janë servilë ndaj ndërkombëtarëve, por edhe ndaj Serbisë”.

“Ata kanë ambicie të mëdha individuale, por shumë të vogla në aspektin kombëtar”.