Zv/ministri Ilazi blen biletë biznes-klasë për në Poloni, por ia zë vendin Grabovci (Video)

28.09.2015 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zv/ministri Ilazi blen biletë biznes-klasë për në Poloni, por ia zë vendin Grabovci (Video)

Dikur Ramadan Ilazi e kritikonte ashpër Qeverinë e Kosovës për shpenzime të panevojshme, sa ishte pjesë e Lëvizjes “FOL”.

Por, tani kur vetë është pjesë e Qeverisë, si zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, gjërat kanë ndryshuar, raporton KTV.

Në fillim të shtatorit, ai ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të liderëve të rinj në Poloni dhe për këtë ka shfrytëzuar klasën biznes të fluturimit, ka mësuar KTV-ja.

Ai ka udhëtuar me Austrian Airlines, përmes Vjenës, bashkë me një zyrtare të Ministrisë.

Sipas çmimeve online, 2 bileta të tilla për një drejtim kushtojnë rreth 1 mijë e 900 euro.

Në bazë të udhëzimit administrativ 2004/07, fluturimet për udhëtime zyrtare kryhen me klasë ekonomike, që është dukshëm më e lirë se ajo biznes.

Ministria për Integrime Evropiane e ka quajtur këtë procedurë të zakonshme.

“Sa iu përket udhëtimeve zyrtare, kur në klasën ekonomi nuk ka hapësira të lira, biletat rezervohen në klasën biznes. Kjo është procedurë e zakonshme për udhëtime të veçanta dhe urgjente. Me datën 7 shtator, zëvendësministri Ilazi ka udhëtuar për në Poloni, ku ka marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë, ndërsa për shkak të ndryshimeve të fundit në agjendë, ai është dashur të udhëtojë për në Bruksel nga Polonia, për të marrë pjesë në takime për Raportin e Progresit. Rrjedhimisht ky ndryshim në momentin e fundit ka bërë që biletat të rezervohen me vonesë”, ka thënë Blerta Aliu, Këshilltare për media në Ministrinë e Integrimit.

Por, pavarësisht kësaj, Ilazi as nuk ka arritur ta shijojë këtë udhëtim.

Në fluturimin e njëjtë ka qenë një delegacion i Kuvendit të Kosovës, deputetë pjesë të Komisionit për mbikëqyrje të financave.

Një burim i afërt me ngjarjen ka treguar për KTV-në se Adem Grabovci e Hajdar Beqa i kanë kërkuar Ramadan Ilazit dhe zyrtares së ministrisë që t’ua lëshojnë atyre vendin në klasën biznes, çka edhe ka ndodhur.

Të njëjtën e kanë konfirmuar burime të ndryshme, duke treguar se deputetët e PDK-së, bashkëpartiakut të tyre i kanë treguar se duhet të respektojë hierarkinë.

Se deputetët e PDK-së janë ulur në klasën biznes, e ka konfirmuar Hajdar Beqa.

“Unë jam ulur përpara sepse vendi ka qenë i lirë. Kur udhëton shpesh edhe nëse ke paguar biletën ekonomike dhe vendi është i lirë, atëherë mundesh m’u ul”, ka thënë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Shefi i tij, Adem Grabovci, nuk është përgjigjur në thirrjet e KTV-së.

Qeveria e Kosovës shpesh është përfshirë në skandale të tilla të shpenzimit të buxhetit në udhëtime jashtë vendit, transmeton Koha.net.

I fundit ka qenë ish-ministri Bernard Nikaj, i cili për një biletë në Japoni kishte paguar 6 mijë e 843 euro nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare