Dokumente dhe dosje sekrete të FSK-së në duar të shërbimeve inteligjente serbe?!

28.09.2015 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dokumente dhe dosje sekrete të FSK-së në duar të shërbimeve inteligjente serbe?!

Dosjet e çdo pjesëtari të FSK-së, të kadetëve të saj, si dhe të atyre që janë pjesë e stafit civili të Ministrisë së FSK-së, dyshohet se kanë rënë në duar të Shërbimit të Kundërzbulimit të Ushtrisë së Serbisë. Bëhet me dije ky fakt nga një burim kofidencial që informion për portalin tesheshi.com.

Në anën tjetër, zyrtarë për informim të Ministrisë së FSK-së, për portalin tesheshi.com, kanë mohuar të keni informacione të tilla. “Zyrtarisht nuk është evidentuar ndonjë rast i tillë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së Ibrahim Shala, për portalin tesheshi.com, përmes postës elektronike.

Njëherësh Shala ka mohuar që FSK-ja të ketë informacion se ndokush nga pjesëtarët e kësaj Ministrie të jete hetuar nga policia e Kosovës për spiunim.

A dyshohet dikush, ndonjë person i punësuar në FSK, si staf civil, politik apo ushtarak të ketë nxjerr këtë dokumentacion nga sirtarët e FSK-së dhe t’jua dorëzuar zyrtarëve të shtetit serb?

“Nuk është raportuar për hetim ndaj ndonjë individi  për dyshime të kësaj natyre”, ka thënë zëdhënësi në fjalë.

Por ç`thotë burimi konfidencial, që duhet theksuar se është një person i huaj, pjesë e kontigjentit të ndërkombëtarëve që veprojnë në Veri? Ai deklaron se përveç Shërbimit të Ushtrisë serbe, dosjet e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, FSK-së, si dhe planet e saj konfidenciale, po ashtu dyshohet se kanë rënë edhe në duar të policisë serbe në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe në duar të Agjencisë Serbe të Inteligjencës BIA.

Por më e rënda është se burimi pohon që dokumentet që po shkojnë në duart e serbëve, po nxirren prej dikujt në FSK:

“Personi që ka nxjerr dhe po nxjerr akoma dosjet dhe dokumentet konfidencial të FSK-së, e që po i dorëzon në institucionet serbe të sigurisë, është person nga stafi civil i cili punon në Ministrin e FSK-së dhe është i njohur për shërbime të inteligjencës së NATO-së. Ai ose ajo, është hetuar edhe nga policia e Kosovës dhe AKI-ja”.

Dhe sipas burimit, në gjysmën e dytë të vitin 2011, dyshohet se personi me të gjitha dosjet e pjesëtarëve të FSK-së ka udhëtuar për në kryeqytetin e Vojvodinës, Novi Sad, ku edhe i ka dorëzuar ato.

“Spiuni i FSK-së në Novi Sad, dosjet ia ka dorëzuar një pjesëtari të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, i njohur me emrin Marko”, thotë burimi, duke shtuar:  “Marko, mbiemri i të cilit nuk dihet, por që punon në shërbimin e kundërzbulimit të ushtrisë së Serbisë, i ka marrë të gjitha dosjet e FSK-së  të përkthyera në gjuhën serbe”.

Ky spiuni i FSK-së, njihet si person shumë i afërt me kapon e krimit në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, Zvonko Veselinoviqin, bën me dije burimi, sipas së cilit ka qenë pikërisht ky i fundit që ka bërë dhe rekrutimin e njeriut  të

FSK-së për të punuar për Shërbimin Ushtarak Serb si dhe për shërbime të tjetra të inteligjencës serbe.

Po ashtu, dosjet dhe dokumentet e FSK-së dhe pjesëtarëve të saj, po nga ky spiun, kanë rënë edhe në duar të ish-shefit të Policisë së Serbisë për veriun e Kosovës, Gjorgje Dragoviq i njohur me nofkën Gjolle, ka thënë burimi.

Burimi ka shkuar më tej duke theksuar se të gjitha dosjet dhe dokumentet e FSK-së, nga gjuha shqipe në gjuhën serbe, i ka përkthyer një shqiptar nga veriu i Mitrovicës i cili është i angazhuar në strukturat paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës.

Sipas zyrtarit ndërkombëtar që ka folur për portalin tesheshi.com, me kusht të anonimitetit, i dyshuar për spiunim të FSK-së tek serbët ka dhënë edhe informacion sekrete për lëvizje të përbashkëta të KFOR-it dhe FSK-së, e këtu hyjnë edhe trajnim si dhe stërvitja e pjesëtarëve dhe kadetëve të FSK-së nëpër botë.

Në vitin 2011, në media kosovare është përfolur për një aferë në FSK,  se ish-zëvendësministri i FSK-së nga radhët e komunitetit serb ka nxjerrë dokumente sekrete të FSK-së e që më pas i ka dhënë Beogradit.

Kjo afër është mbyllur shumë shpejtë ndërsa ish-zëvendësministri para mediave ka deklaruar se kurrë në asnjë rast nuk ka nxjerrë dokumente të FSK-së, që t`ia japë dikujt tjetër. /tesheshi.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare