Mashtrimet e një fjalori hipokrit të “Myftiut” Tërnava dhe vartësve të tij

28.09.2015 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mashtrimet e një fjalori hipokrit të “Myftiut” Tërnava dhe vartësve të tij

Fjalimet fetare realisht duhet të kenë konotacione shpirtërore dhe të burojnë nga thellësia e shpirtit, në të kundërtën janë jo të sinqerta dhe si të tilla rangohen në atë quhen, fjalime hipokrite. Duhet kuptuar se, misioni i kreut fetar dhe çdo shërbyesi fetar është mision human dhe shpirtëror, fare pak material. Nëse materializmi eklipson anën humane e shpirtërore të këtij misioni, atëherë konsiderohet i dështuar. Ai që mësyen të marrë rrugën e misionarit fetar e shpirtëror, i duhet paraprakisht të bindet me vështirësitë gjatë rrugës dhe përderisa ushtron këtë mision. Në të kundërtën ai ose nuk e ka kuptuar thelbin e këtij misioni ose ka marrë këtë detyrë sipërfaqësisht për të arritur te ajo që quhet monedhë.
Dorëheqja nga detyra e imamit ose ndonjë funksioni fetar kur e sheh se po të kaplon lakmia për anën materialiste është zgjidhja më e mençur dhe e dobishme.

Nëse nisemi nga kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës që padrejtësisht quhet myfti, shohim që qysh në krye të këtij institucioni që duhet të jetë shpirtëror, çalohet në këtë kontekst. Dhe kur çalohet në krye, është e imagjinueshme se çka ndodhë në vargun zingjiror të këtij institucioni.
Fjalori i kreut të BIK-ut rëndom përmban mesazhe vëllazërore dhe etike, por ja që ato janë vetëm fjalë verbale që nuk kanë gërshëtim veprash. Dëgjojmë fjalë të mëdha për bashkim e jo ngatërresa, ndihmë të varfërve, strehim të refugjatëve deri te fokusim për botën tjetër më shumë se për këtë botë.
Realiteti paqyron krejtësisht diçka tjetër. Vetë i ashtuquajturi myfti, ka raste kur ka prish unitetin e besimtarëve dhe ka futur ngatërresa. Ka prishur rehatinë e xhemateve të ndryshme nëpër Kosovë për të instaluar aparatin e vet të udhëheqjes monarkiste. Ka emëruar njerëz të vet nëpër Këshilla të Bashkësisë Islame nëpër Kosovë për të patur votat e mjaftueshme që të rizgjedhej në postin e tij, që të mbaj fjalime demagogjike e të manipulojë në emër të petkut fetar.
Ai ushtron autoritet absolut në institucionin që e udhëheq. Vetes ia cakton rrogën, bile edhe e arsyeton se nuk e ka mjaftueshëm për pozitên që ka. Pozitë qe e ushtron shumicën e kohës duke qëndruar në zyrat e tij luksoze apo duke udhëtuar në vende të ndryshme.
Bën thirrje që t’i ndihmojmë të varfërit, kurse gjatë muajit të Ramazanit u bën presion imamëve që sadakatulfitrin ta mbledhin për Bashkësinë Islame. Kjo quhet dyfytyrësi. Imamët oportunistë madje përgatitin edhe ligjërata për të bindur xhematin se më sevap është të jepen parat e sadakatulfitrit për Bashkësinë Islame se sa për familjet në nevojë. A e dini cilin argument e përdorin këta imamë të trajnuar nga “piunat” e Tërnaves? Se me 10 apo 20 euro nuk ndihmohet dot një familje, e kur këto tubohen, atëherë bëhen shumë dhe i hyjnë në punë Bashkësise Islame.
A ka humanizëm e aspekt shpirtëror në këtë?!

A ka humanizëm kur në përzgjedhjen e njerëzve për të kryer haxhin bëhen dallavere. Futen në lista njerëz që nuk e meritojnë, lihen anash besimtarë që ëndërrojnë të kryejnë Haxhin, por nuk kanë kushte ekonomike. E “myftiu” fut në lista njerëz që ndoshta pa vullnet shkojnë, por kur u ofrohet belesh atëherë e shfrytëzojnë.

Nëse me pak përqëndrim iu rikthehemi deklaratave e fjalimeve të këtij myftiu të vetshpallur për disa vite, shohim se janë të mbushura me kontradikta e të pavërteta të shumta.
Të jeni të bindur se më e vogël në peshë është pirja e alkoolit se sa padrejtësia e një udhêheqësi fetar. Këtë e dijnë vetë ata që e kanë studiuar fenë hakikat e jo për t’u pasuruar.
Këta krerë fetar me krenari e konsiderojnë veten si pasardhës të pejgamberëve, duke iu referuar një ajeti kuranor se dijetarët janë pasardhës të tyre, por le të krahasojnë jetën e tyre luksoze me atë të Muhamedit a.s. !

Zoti ua dhashtë hakin.

Shkëlqim Ajdini, gazetar dhe njohës i zhvillimeve fetare në vend

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara