Zoran Millanovic: Nga sot në mëngjes Serbia nuk është shtet

E publikuar: 27/09/2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq e ka kritikuar edhe një herë ashpër Serbinë pas krizës me refugjatë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
Ai ka thënë se Serbia nuk po ndërmerr absolutisht asgjë dhe se “nuk po sillet si shtet.”

Ai shtoi se për të adresa e vetme për zgjidhjen e kësaj problematike është Perëndimi.

“Do të doja që fqinjët tanë lindor të funksionojnë si shtet, por ata nuk duan. Serbia nuk është shtet që nga mëngjesi, ndoshta kanë më pak resurse dhe diku funksionojnë me dobët se Kroacia, por Serbia nuk është botë e tretë, kurse nuk punojnë absolutisht asgjë”, ka thënë Millanoviq për “Vecernje List”, transmeton Indeksonline.

Megjithëse kufijtë kroat me Serbinë janë hapur të premten, qeveria kroate gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se nëse Serbia nuk e redukton numrin e refugjatëve drejt Kroacisë, vendi do të jetë i gatshëm që “hermetikisht” t’i mbyll kufijtë me Serbinë.

Përgjatë kohës sa kanë qenë kufijtë e mbyllur, liderët e të dy vendeve nuk janë kursyer në deklarata thumbuese ndaj njëri tjetrit. Pak ditë më parë, Millanoviq Serbinë e quajti “shtet të rastësishëm dhe të paorganizuar.”

Megjithatë, sipas Millanoviq kufijtë me Serbinë mbeten të hapur tani për tani, duke shtuar se “lobet e vogla dhe interesat e ndryshme të disa partive nuk do të mund të marrin vendime në emër të qytetarëve kroat.”