Sheqerinska: Kemi video nga seks-afera të ministrave maqedonas

E publikuar: 27/09/2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në një emision televiziv në Maqedoni, nxori një bombë të vërtet, por kësaj here pa publikuar dëshmi materiale
Ajo theksoi se si parti posedojnë edhe me video incizime për seks-afera të ministrave të VMRO-DPMNE-së.

“Kemi incizime nga seks-afera të ministrave dhe udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së, por nuk i publikuam sepse duam lojë korrekte!”, citohet të ketë thënë ajo.

Një gjë të tillë nënkryetarja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) e deklaroi në një emision të televizionit “24 Vesti”.