Eprori shqiptar Sinan Kurti thotë se u sulmua fizikisht pasi po fliste shqip

27.09.2015 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Eprori shqiptar Sinan Kurti thotë se u sulmua fizikisht pasi po fliste shqip

Eprori shqiptar i ARM-së Sinan Kurti është rrahur brutalisht nga persona të panjohur deri sa po blinte ushqime në tregun pas Kalasë së Shkupit.Kurti tha se para se të goditej në kokë kishte qenë duke folur në celular në gjuhën shqipe dhe ai thotë se ajo ka qenë e vetmja arsye pse është sulmuar. Ai nuk ka arritur të identifikojë sulmuesit, përveç që i ka parë të largohen nga vendi i krimit me tre motoçikleta.

“Unë isha dalë privat për të parë diçka në treg, të shohë se si janë çmimet, isha duke ecur drejtë parkingu ku ishte ai poligoni për auto shkollat, atje ishin tre persona, maqedonas ishin, ata më sulmuan menjëherë, kishin qenë të përgatitur për këtë rast dhe erdh momenti që më goditën drejtë e në kokë dhe unë e humba vetëdijen tërësisht. Isha duke fol shqip në celular dhe më sulmuan,” deklaroi Sinan Kurti, epror në ARM.

Sinan Kurti thotë se prej 10 viteve është i punësuar në ARM si epror ushtarak. Ai thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, pasi siç thotë askujt nuk i ka borxh.

“Kur më kanë sulmuar, më goditën në kokë, njëri sy më ka nxjerrë gjak, atë moment u lava në gjak, nuk e kisha idenë se ku jam, por për fat të mirë u ngrita në këmbë e të ikë nga ata, tjetër gjë nuk di çfarë të them. U kisha apeluar të gjithëve, që këto gjëra mos t’i harrojnë shqiptarët, le të marrin masa që kjo mos t’i ndodh askujt më,” u shpreh Sinan Kurti, epror në ARM.

Pas rastit të rrahjes së eprorit shqiptar të ARM-së Sinan Kurti në vend ngjarje kishte dalë Policia Ushtarake e cila ka evidentuar rrahjen e të punësuarit të tyre. Ndërkohë edhe nga Ministria e Brendshme thonë se rasti i rrahjes së Kurtit është paraqitur dhe se po punohet për kapjen e sulmuesve dhe zbardhjen e rastit./AlsatM.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë