Të gjithë sytë kah Putini!

27.09.2015 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të gjithë sytë kah Putini!

Kur presidenti rus, Vladimir Putin, t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 28 shtator, ai nuk do të heqë këpucën për t’i rënë podiumit, ashtu siç ka bërë paraardhësi i tij sovjetik, Nikita Khrushchev, 55 vjet më parë.

Veprimet e Rusisë nëpër botë flasin vetë me zë të lartë.

Nga Siria në Ukrainë, Moska ka bërë agjendën e saj, duke lënë jashtë shtetet perëndimore, sidomos Shtetet e Bashkuara.

Për shumëkë, ekziston frika se bota është duke rrëshqitur në politikat e Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i Putinit në OKB, i pari pas një dekade, do të ndiqet nga afër për disa gjëra.

E para, çfarë bëjnë trupat ruse në Siri?

Me avionët luftarakë Sukhoi në terren, tanket T-90, raketat SA-22 dhe rritjen e kontingjentit të këmbësorisë, Rusia duket se ka vendosur forcën më të madhe jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Dislokimi i ka shtuar pasiguritë në luftën civile në Siri, kaosi i së cilës i ka kontribuar rritjes së grupit militant të Shtetit Islamik (IS) dhe ka ngatërruar portofolin e politikës së jashtme të presidentit amerikan, Barack Obama.

Putin dhe zyrtarët e tjerë rusë kanë thënë se përpjekjet e tyre në Siri kanë për qëllim të luftojnë të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe ekstremizmin. Por, ky është një argument bosh për zyrtarët perëndimorë, marrë parasysh se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, është klient i rregullt i armatimit rus dhe aleat i vjetër që ka lejuar anijet ruse të hyjnë në portin mesdhetar Tartus, për vite me radhë.

Pas Sirisë, fjalimin e Putinit pritet ta dominojë kriza në Ukrainë.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia ka rezultuar me pengesa serioze për Moskën, përfshirë këtu sanksionet e Perëndimit dhe ndalesën e vizave për rrethin e brendshëm të Putinit.

Në lindje të Ukrainës, luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare janë dobësuar, por shumë pika të Marrëveshjes së Minskut për Arëmëpushim nuk janë përmbushur.

Në fjalimin e tij, Putin ka të ngjarë të tregojë nëse Moska është e gatshme të pranojë ndonjë propozim të administratës Obama ose të evropianëve për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai nuk pritet të shpenzojë shumë kohë për temën që tani është bërë thembër e Akilit në Rusi: rimëkëmbjën e ekonomisë. Për shkak të sanksioneve të Perëndimit, rënies së mprehtë të çmimeve të naftës dhe problemeve strukturore, bruto prodhimi i brendshëm i Rusisë pritet të bie këtë vit në 3.4 përqind dhe të mbetet i dobët vitin e ardhshëm. Kremlini po bën përpjekje të rregullojë planet buxhetore, që, pos tjerash, mund të përfshijnë rritjen e moshës së daljes në pension dhe zvogëlimin e pensioneve.

Putin u adresohet Kombeve të Bashkuara vetëm tre ditë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, është pritur në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet Kinë-Rusi janë të komplikuara. Të dyja vendet ndajnë antipasti për ndërhyrjen e SHBA-së në atë që ata e shohin si sferën e tyre historike të influencës. Pekini po ashtu lakmon resurset e lira natyrore që ofron Rusia; Moska lakmon qasje më të mirë në tregjet kineze, sidomos prejse Perëndimi i ka vënë sanksione.

Por, Rusia si super-fuqi mund të shndërrohet në temën kryesore të paraqitjes së Putinit në OKB. Putin, për kohë të gjatë, është i etur për kthimin e vendit të tij në kohën kur Moska është trajtuar si partner i plotë nga Uashingtoni.

Putin ka pasur sukses në rikthimin e krenarisë së humbur prejse është bërë për herë të parë president në vitin 2000, duke stabilizuar vendin pas kaosit ekonomik të viteve ’90 dhe duke zgjeruar tutje forcën ushtarake ruse.

Analistët thonë se shkuarja e tij në Kombet e Bashkuara i jep mundësinë të tregojë se, pavarësisht ngjarjeve në Ukrainës, sanksioneve pasuese dhe përpjekjeve të Uashingtonit, Rusia nuk është fare e izoluar./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm