Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri sonte është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në selinë qendrore të AAK-së.
Ndonëse ende nuk dihet saktësisht tema për të cilën është biseduar në këtë takim, mendohet se ata po zhvillojnë plane për të vazhduar bllokimin e punës në Kuvend, raporton lajmi.net.
Interesante është se ky takim po zhvillohet gjatë natës, kur veç ka filluar vikendi, dhe nuk duket të jetë takim miqësor, por zyrtar, ngaqë po zhvillohet në zyrën qendrore të partisë së AAK-së.