Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se si shoqëri nuk kanë krijuar kritere morale as ligjore për ta luftuar korrupsionin.
Ai tha se nuk luftohet korrupsioni duke kërkuar peshq të mëdhenj, pasi sipas tij peshk i madh është secili që bënë korrupsion.
Mustafa, shtoi se duhet ta luftojnë korrupsionin edhe në institucione edhe në agjenci të pavarura që ta zhdukin këtë dukuri.
Nga ana tjetër, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se ekziston vullneti politik për luftimin korrupsionit dhe tani është koha për rezultatet e këtij vullneti.