Komplikohet çështja e Gjykatës, Holanda nuk e nënshkruan marrëveshjen

23.09.2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komplikohet çështja e Gjykatës, Holanda nuk e nënshkruan marrëveshjen

Holanda nuk po pranon të nënshkruaj marrëveshjen me autoritetet e Kosovës që selia e Gjykatës Speciale të jetë në këtë vend. Gazeta Express merr vesh se autoritetet holandeze po kërkojnë që Kosova së pari të anëtarësohet në Këshill të Europës, në mënyrë që të akuzuarit dhe të dënuarit eventualë të mund të ankohen Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Refuzimi i Gjykatës Kushtetuese për ta trajtuar çështjen e kushtetutshmërisë së ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale nuk do ta përshpejtojë këtë proces.

Gazeta Express merr vesh që një pengesë tjetër që ka dalë në këtë proces është refuzimi i Mbretërisë së Holandës që të nënshkruaj marrëveshjen që selia të jetë në Hagë ose Amsterdam, pasi të akuzuarit potencialë të kësaj Gjykate nuk kanë ku të ankohen në rast të dënimeve. Express mëson se autoritetet holandeze duan që kosovarët që mund të jenë subjekt i këtyre akuzave, të kenë të drejtën e ankesës në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut që është një trup i Këshillit të Europës, ku Kosova nuk është ende anëtare. Autoritetet kosovare ka vite që thonë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në këtë mekanizëm paneuropian.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE, mund të shtyjë funksionalizimin e Gjykatës Speciale e cila supozohej se do të mund të niste punën vitin e ardhshëm duke ngritur aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’së që mund të kenë kryer krime lufte.

Në dhjetor të vitit të kaluar Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi kishte thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Europës në tre muajt e parë të vitit 2015. Sipas tij, Kosova i ka plotësuar kriteret për të ndërmarrë këtë nismë. Ai kishte thënë se 34 prej 47 shteteve anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kishte pranuar se zakonisht është një procedurë e gjatë që nga aplikimi deri te anëtarësimi në këtë mekanizëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së