Mustafa: S’ka kthim në pikën zero në asnjë marrëveshje

22.09.2015 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: S’ka kthim në pikën zero në asnjë marrëveshje

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se veprimi i sotëm i opozitës, duke e sulmuar atë me vezë, nuk është shenjë e mirë për demokracinë.

Ai, në një emision të televizionit publik, ka thënë se deputetët duhet të reflektojnë kulturë demokratike, për hapësirë në dialog për këmbim të mendimeve.

“Me faktin që ekziston Kuvendi do të thotë se të gjitha palët nuk kanë mendime të njëjta. Unë sot isha në Kuvend të raportoja ashtu siç ka qenë e definuar pika e rendit të ditës para deputetëve dhe qytetarëve të vendit për të gjitha elementet e marrëveshjes së Brukselit, por për fat të keq kjo mu pamundësua, ndonëse askush nuk ka të drejtë që t’ia mohojë kryeministrit që të sqarojë para qytetarëve. Kjo nuk është një shenjë e mirë por mendoj se është një fazë që do të tejkalohet shumë shpejt”, ka thënë Mustafa.

“Mendoj se nuk kemi dhënë asnjë arsye, sepse nuk e kemi filluar sivjet dialogun për Asociacionin. Për këtë është dialogu në vitin 2013 dhe atëherë Kuvendi ka dhënë pajtimin për marrëveshjen e parë. Në prill 2013 është arrit marrëveshja e parë ndërsa në qershor 2013 Kuvendi me 84 vota e ka votuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri.

Sa i përket asaj që opozita kërkon anulimin e plotë të marrëveshjeve për asociacionin dhe për demarkacionin me Malin e Zi, Mustafa është shprehur: “Nuk ka kthim në pikën zero në asnjë marrëveshje, sepse nuk kthehet në pikën zero ligji për ratifikimin e marrëveshjes, ai është ligj i cili detyron edhe pozitën edhe opozitën”.

“Marrëveshjet e arritura i kontribuojnë stabilitetit në vend, në rajon dhe rrugës tonë në integrimin evropian dhe t’i hapim proceset më shpejt integrimet”, deklaroi Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së