Molliqaj: S’ka arsye që Ilir Deda të del nga Vetëvendosje

22.09.2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Molliqaj: S’ka arsye që Ilir Deda të del nga Vetëvendosje

Dardan Molliqaj, duke folur në Rubikon të KTV-së, ka diskutuar edhe në lidhje me raportin në mes të partisë së tij dhe Ilir Dedës pas deklarimeve të tij të fundit kundër veprimeve të VV-së.

“Ilir Deda ka një proces të gjatë të diskutimeve për kalimin e tij në Vetëvendosje. Ai është pajtuar me tri koncepte të VV-së, programin, metodat dhe konceptin, për të cilat vazhdon të pajtohet. Por, ka nja dy protesta që s’i kanë pëlqyer. Edhe pse s’mendoj se është mirë që dikush të mos pajtohet me shumicën… Megjithatë, nuk e kemi prioritet çështjen Deda. Është krejtësisht e parëndësishme në raport me “Zajednicën”. Ai s’ka arsye që të del nga VV”, u shpreh Molliqaj, duke theksuar se “Deda është kundër “Zajednicës””.

Molliqaj: VV duhet ta ndërrojë pushtetin në Kosovë

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në emisionin Rubikon të KTV-së, ka folur në lidhje me veprimin e sotëm të opozitës në Kuvend kur deputetët e opozitës hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa derisa ai po raportonte në lidhje me marrëveshjet e fundit në Bruksel me Serbinë.

Ai tha se ata nuk kanë nevojë për raportimet e kryeministrit pasi që thotë se e kanë lexuar tekstin.

“Nuk kemi nevojë për raportime sepse e kemi lexuar tekstin. Deklarimet shabllone të kryeministrit se kjo është në përputhje me ligjet e Kosovës nuk mund t’i pranojmë”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV-së.

“Alternativa jonë është e qartë: së pari nuk duhet të kemi negociata me Serbinë pa na njohur si shtet, pa kërkuar falje, pa i gjetur të zhdukurit dhe pa i paguar dëmet e luftës”, thekson Molliqaj.

“Në raport me serbët në Kosovë: integrimi i serbëve në Kosovë duhet të bëhet përmes dialogimit me ta”, ka thënë sekretari i VV-së.

Ai tha se integrimi i serbëve duhet të bëhet nga shteti, e jo nga deputetët.

“VV duhet ta ndërrojë pushtetin në Kosovë. E patëm një rast, por e humbëm për fajin e zotëri Isa Mustafës. Mustafa vazhdoi rrugën e zotit Thaçi, por kjo rrugë është e gabuar. Pushteti duhet të tërheqë nënshkrimin nga ajo marrëveshje”, thotë ai në Rubikon.

“Kërkesa jonë aktuale është që kryeministri, përkatësisht qeveria, t’i tërheqin nënshkrimet nga këto marrëveshje e cila do të hapte rrugë për një platformë të përbashkët me opozitën karshi dialogimit me Serbinë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së