Mafia shqiptare “pushton” Holandën

15.09.2015 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mafia shqiptare “pushton” Holandën

Zyrtari holandez për “Telegraaf”: Nga 381 të kërkuar nga Interpoli, 160 janë shqiptarë. Janë “banda e vdekjes”, sjellin kokainën direkt nga Amerika Latine

Kokaina – Shqiptarët po shkojnë vetë në Amerikën Latine për të marrë kokainën, të cilën e sjellin në Holandë, përmes kontejnerëve për t’ua shitur më pas grupeve kriminale të Europës apo për tregun vendas

Rastet – Si dy prej rasteve më domethënëse përmendet ai i vrasjes së 33-vjeçarit Ilirjan Sula në Roterdam për trafikun e kokainës dhe arrestimi i pesë shqiptarëve pak ditë më parë me 85 kg kokainë

Mariglen Mullai

Mafia shqiptare po përparon së tepërmi në Holandë dhe po spikat në trafikun e drogës. Nga 381 persona që policia holandeze i ka shpallur në kërkim për krime të rënda, 160 prej tyre janë shqiptarë. Kështu ka raportuar dje e përditshmja holandeze “Telegraaf”, e cila citon edhe zyrtarë të policisë vendase. Si shembuj që ilustrojnë këtë realitet, janë marrë rastet si ajo e vrasjes së Ilirjan Sulës në Roterdam, për trafikun e kokainës, gjë e cila solli më pas një zinxhir vrasjesh në Tiranë. Sipas gazetës, të gjithë duhet të frikësohen për këtë bandë të tmerrshme mafioze të vdekjes dhe ky grup është në rritje. “Ata janë jashtëzakonisht të dhunshëm dhe shumë të lëvizshëm. Gjithnjë e më shumë si kameleonë ata përshtaten me krimin. Janë vendosur kryesisht rreth Roterdamit, që ta kenë më të lehtë kontrollin e trafikut të kokainës”, shkruan gazeta. Më tej, në artikull thuhet se roli i shquar i shqiptarëve është veçanërisht i dukshëm kur shikon listën e më të kërkuarve të Interpolit. Nga 381 kriminelë të kërkuar për krime të rënda, 160 prej tyre janë nga Shqipëria. “Nuk është një rezultat i keq për një vend me më pak se katër milionë banorë. Ata janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishëm në botën e krimit. Në Roterdam mund të shikoni qartë se shqiptarët janë duke u përpjekur për të zgjeruar territorin e tyre”, tha Roland Ekkers, zyrtar i Policisë së Roterdamit. Më tej, ai shton se ky grup zgjeron zonën e punës dhe drejtohet kundër atyre ekzistuese, me anë të dhunës. Kriminelët shqiptarë janë veçanërisht aktivë në fushën e trafikut të drogës, trafikimit, grabitjeve dhe pastrimit të parave. Artikulli gjithashtu thekson se shqiptarët po shkojnë vetë në Amerikën Latine për të marrë kokainën, të cilën e sjellin në Holandë, për t’ua shitur më pas grupeve kriminale të Europës. Ky fakt është përforcuar herë pas here edhe nga raportet e Antimafies italiane, e cila përmend rolin në rritje të shqiptarëve në trafikun e kokainës dhe konkurrencën me bandat serbo-malazeze. Arma e krimit me të cilën Ilirjan Sulku (Sula) u vra më 6 prill 2015 në Roterdam të Holandës është gjetur në fillim të korrikut, afër vendit të ngjarjes. Në bazë të zinxhirit të hakmarrjes mendohet se është përplasja për kokainën, teksa italiani dyshohet se u dërgua nga Kamorra. Si autorë të vrasjes së Sulkut dyshohen vëllezërit Markelian dhe Kejvi Doçi. Më 27 maj, vëllai i tij, Besnik Sulku, bashkë me italianin Salvatore Leticia, organizuan një atentat ndaj Mentor Lufit, xhaxhait të vëllezërve Doçi. Prita përfundoi me një masakër të vërtetë, pasi te Fakulteti i Shkencave mbeti i vdekur vetë Besnik Sulku dhe objektivi i tij, Lufi. U vra edhe Gerti Goxhaj, ndërsa italiani dhe vëllezërit Doçi u arrestuan. Në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit në Holandë, mediat atje shkruanin dje se më 29 qershor është nxjerrë nga uji një armë zjarri pistoletë, e cila mendohet se është hedhur nga autorët pas ngjarjes. Zhytësit e peshkuan armën pranë ujërave të Niewe Mass, pikërisht në vendin ku autorët kishin braktisur mjetin tip BMW, me të cilin u larguan pas vrasjes. Më 8 shtator, pesë shqiptarë u arrestuan dje në Roterdam të Holandës, pasi akuzohen si pritës të 85 kilogramëve kokainë, e cila vinte nga Ekuadori, me një kontejner bananesh. Ka pasur disa raportime se disa njerëz po ngarkonin diçka nga një kontejner në zonën Waalhaven. Policia doli me një helikopter dhe me qentë e antidrogës dhe arritën të arrestonin pesë shtetas nga Shqipëria, ku njërin prej tyre e kafshoi qeni i antidrogës. Grupi ishte fshehur nga drita e helikopterit, ndërsa nga kontrollet në terren, policia gjeti çantat sportive plot me drogë, të cilat kishin një peshë totale prej 85 kilogramësh kokainë. Pesë të dyshuarit shqiptarë ishin të moshave nga 27 deri në 43 vjeç. Portet holandeze cilësohen si portat kryesore në të cilat mbërrin kokaina e Amerikës së Jugut, për t’u shpërndarë më pas drejt Europës. Por në Holandë janë zbuluar herë pas here disa grupe grabitësish të dhunshëm, ku njëri prej këtyre bandave të shqiptarëve i dërgonte paratë apo sendet e vjedhura në Shqipëri. Hetimet u zhvilluan nga ekspertët holandezë, në bashkëpunim me prokurorinë shqiptare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive