“Jemi shqiptarë, duhet t’i ndihmojmë refugjatët”

09.09.2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Jemi shqiptarë, duhet t’i ndihmojmë refugjatët”

Qyteti me shumicë shqiptare, Presheva, është pika e parë në Serbi për refugjatët që kaluan kufirin me Maqedoninë – eksod ky që ka ngjall kujtime të dhimbshme nga lufta e Kosovës e vitit 98-99.

“Kam qenë refugjat”, thotë Driton Rexhepi, punëtor në një supermarket lokal. “Jemi shqiptarë”.

Rexhepi, në mesin e të 20-ave, thotë të jetë detyruar të largohet nga Presheva me të filluar lufta dhe i falënderohet Amerikës për ndihmën që i ka dhënë Kosovës atë kohë.

E tani, thotë ai, është koha që t’u ndihmojë atyre që janë në gjendje të ngjashme – dhe për këtë arsye ka shpenzuar 2,000 euro për të mbushur një kamion të madh me ujë dhe lëngje për sirianët në qytetin e tij.

Ai dhe dy kolegët e tij të punës dolën për të shpërndarë pijet. Kur migrantët dhe refugjatët panë kamionin, ata vrapuan për të marrë nga një shishe ujë apo lëng, transmeton Koha.net. Në të nxehtit që po mbretëronte, tre shqiptarët shqyen pakot e lëngjeve një-nga-një duke u ofruar refugjatëve dhe migrantëve, e në disa raste edhe i hedhnin shishet drejt duarve të zgjatura.

“Duhet t’u ndihmojmë njerëzve”, sqaron Rexhepi për NBC News. “E ndjen në zemër”.

Në periudha të ndryshme ditore, dilnin edhe njerëz tjerë nga makinat dhe u ndihmonin tre shqiptarëve që të shpërndanin ujin. Edhe pronarët e bizneseve dilnin jashtë që t’u jepnin refugjatëve e emigrantëve ëmbëlsira.

Por, jo të gjithë janë miqësorë me të ardhurit e rinj nga vende si Siria e Afganistani – një pronar i një shtëpie thirri policinë pasi migrantët ishin ulur pranë oborrit të tij.

Shumë banorë lokalë thanë se si shqiptarë që janë – pakicë e cila ka vuajtur në duart e serbëve – mund të shohin veten në sytë e refugjatëve që kanë vërshuar qytetin.

Xhemaledin Jahiu — i cili jeton në Zvicër por ka familjen në Preshevë – ishte njëri prej tyre. Pasi pa turmat e migrantëve dhe refugjatëve në qytet, shkoi në dyqan dhe shpenzoi 200 euro për të blerë ujë.

“Po i ndihmoj ata sepse jemi shqiptarë – kemi pasur situatë të njëjtë”, ka thënë ai. “Kur ishim në luftë, kemi pasur situatë të njëjtë”.

Atij iu deshën vetëm 10 minuta që të shpërndante ujin nga makina e tij. Jahiu thotë se i dhemb zemra kur i sheh kaq shumë gra e fëmijë që kalojnë kah ky qytet serb.

“Kam qenë si këta njerëz”, thotë ai për NBC News, duke treguar me dorë kah mijëra refugjatët. “Kam fëmijë dhe më duhet t’i ndihmojë këta”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu