Wesley Sneijder pritet të mbetet në Galatasaray deri në verën e vitit 2018.
Çdo afat kalimtar emri i Wesley Sneijderit ka qenë ndër më të përfolurit. Është spekuluar shumë se holandezi do të largohej nga Galatasaray, por kjo nuk ndodhi as gjatë kësaj vere.
Kurse, sipas portalit Voetbal International, klubi nga Stambolli po mundihet ta vazhdoj kontratën me yllin holandez deri në verën e vitit 2018.
Ish mesfushori i Real Madridit dhe Interit ka kontratë me kampionin e Turqisë deri në fund të këtij sezoni.