Pesë persona janë lënduar, shtatë kanë marr lëndime më të lehta trupore nga 15 aksidetet e komunikacionit që janë regjistruar në dy ditët e kaluara në Shkup
Pjestarët e policisë kanë kryer hetime për shtatë aksidente komunikacioni. Njëri nga ata ka vetëm dëme materiale ndërsa katër janë me lëndime të lehta trupore, ku me lëndime më të lehta trupore janë drejtuesit e automjeteve, një drejtues i motorit dhe një vozitës i biçikletës. Edhe të hënën policia ka kryer shtatë hetime në aksidente komunikacioni ku pesë aksidente kanë vetëm dëme matriale, dy ka me lëndime trupore, një drejtues motori ka marr lëndime trupore dhe tre drejtues të automjeteve kanë lëndime trupore.
Gjatë dy ditëve të kaluara policia ka sanksionuar edhe 25 drejtues të automjeteve që kanë konsomuar alkool. Janë ndëshkuar dhe 11 drejtues të automjeteve që kanë vozitur me shpejtësi të lartë, dhe që nuk kanë respektuar shenjat e komunkacionit. Policia ka ndëshkuar edhe 28 këmbësor që kanë kaluar rrugën në vend të papërshtatshëm, ose nuk e kanë respektuar semaforin, gjithashtu ka sanksionuar edhe 17 vozitës të motoçikletave dhe biçikletave.
Ndërsa karrotreci në qytetin e Shkupit ka intervenuar në 47 vetura, të cilët janë keqparkuar, apo janë ndaluar në vend të papërshtatshëm.