Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të vendos sot, siç thonë ata për kohën dhe mënyrën se si do të kundërshtohet keqqeverisja që po vazhdon ta degradojë Kosovën në të gjitha rrafshet.
Sipas një njoftimi të AAK-së, në këtë takim do të përpunohet edhe strategjia e bashkëpunimit me subjekte të tjera politike ose përfaqësues të shoqërisë civile e grupeve të tjera të interesuara, që vendosin të jenë pjesë e një fronti të përbashkët kundër degradimit të Kosovës.