I shkurtër, i dobët, por shumë i rrezikshëm. Kështu e përshkruan polici Arben Daci, Agim Madanin, me të cilin u ballafaqua personalisht të shtunën mbrëma. Plot 11 plumba tha se janë shkrepur në tentativë për të kapur Madanin që po terrorizon banorët e fshatrave të Pejës.
Vjedhje dhe pjesëmarrje në disa sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Për këto njihet Madani tashmë në Kosovë. Por ajo që e bën edhe më të rrezikshëm këtë njëri, është fakti se di të përdorë mirë armën, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ai është shumë profesionist”, tha polici Arben Daci, që ka rrëfyer për gazetën ngjarjen e 5 shtatorit, kur u qëllua me dy plumba nga Madani. Njërin në shpinë e tjetrin në këmbë…