Vetëvendosje hedh ngjyrë mbi veturën e Kryeministrit

E publikuar: 09/09/2015 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë sulmuar veturën e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, raporton TV ARTA.

Derisa po shkonte në zyrën e tij në Qeveri, aktivistët e Vetëvendosjes kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë subjekti politik opozitar.

“Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.