Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj që është i ftuar në “Zona B” të Klan Kosovës duke folur për demarkacionin me Malin e Zi është shprehur se kjo çka po ndodh tregon se kryeministri Isa Mustafa nuk i sjellë të mira Kosovës.
Madje sipas tij kryeministri Isa Mustafa nuk mund të falë pjesë të Kosovës që janë pasuri shtetëore.
“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme”.
“Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thanë as PO as JO, atë janë duke e tërhequr për kërpeshi”
“Unë nuk protestoj te ranchi i tij, le ta jap ranchin e vet ose pronën e Arbenit e Besnikut”.
“Ai nuk mundet me dhënë pronën e Kosovës”.
Ramush Haradinaj: Murat Meha kriminel e i korruptuar, nuk e njoh kufirin me Malin e Zi, Isa Mustafa jo i denjë për kryeministër (VIDEO)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme e ka quajtuar “peder” Kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën.
Për të diskutuar lidhur me këtë dhe mospajtimin e vazhdueshëm që Haradinaj e ka shprehur ndaj demarkacionit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B të Klan Kosovës.
Haradinaj është shprehur se qysh moti ka shprehur mendimin e tij lidhur me demarkacionin me Malin e Zi dhe sot nuk është dashur që në Komision të prezantohet aprovimi i raportit.
“Kam pas një përvojë jo të mirë në Komision herën e kaluar kur është prezantuar demarkacioni me Malin e Zi atëherë kur kryesues i Komisionit ishte Murat Meha”
“Unë reagova dhe i dhashë mendimet e mia dhe qëndrimin tim për të cilin kam vazhduar ta bëj publik dhe me qenë korrekt”
“Sot ishte shumë e palogjikshme me ju prezantu komisionit aprovimi i raportit të kryetarit Meha
“Ajo është nënshkruar në Vjenë , akoma nuk është ratifikuar në Parlamet por nuk ka pse komisioni me bo mbulesë”
“Ne kemi të drejtë edhe nësë jemi nga partitë në pushtet me pas vlerësim ndryshe, mendim ndryshe dhe nuk e kuptoj pse komisioni me bo mbulesë është një shkallë e ofendimit”
Haradinaj tha se nuk është penduar për këtë shprehje pasi sipas tij Meha meriton edhe më shumë por kjo nuk ka të bëjë me orientimin seksual.
“Fjala që e kam përdor sot “peder” nuk ka të bëjë me përcaktimin seksual se kush është mbi 18 vjet e zgjedh orinetimin vetë”.
“Sjellja e Mehës është një sjellje e prevarantit dhe vetëm i’a shtova një zhargon, fjalën e sotme dhe më doket pak për një njeri si ai që e ka sjellë këtë vend kështu si është”
“Nuk ka të bëjë me përcaktime tjera, unë jam i edukuar ashtu që kush është mbi 18 vetë e din për çka qëndron dhe e respektoj”.
Haradinaj ka thënë se Meha i ofendon të gjithë andaj shprehjet dhe fjalët ndaj tij janë një ekuivalencë.
“Gjuha është tepër e rëndë, nuk ka ku shkon ma larg se me ta sha nënën e babain se sa me u shpreh se nuk po hupim 1 mm ose metër”.
“Kjo po i bjen me të rrejt para syve duke thënë se aprovojmë një raport të Komisionit dhe kjo nuk durohet”.
Kreu i AAK-së është shprehur se edhe më herët ka thënë fjalë të tjera për Mehën.
“Kjo është një karakter tjetër pasi i kam thënë prevarant, kriminel, i korruptuar dhe tërë këto i kam thënë edhe ja kam shtuar edhe një”.
“Nuk di çfarë tjetër me i thanë këtij njeri edhe njerëzve tjerë që gati i kanë sjellë probleme njerëzve të vet”.
Kreu i AAK-së deklaroi se kjo çështjë për të është edhe shumë emocionale dhe është shumë e rëndë për të.
“Unë jam nga Gllogjani, Deçani një pjesë të territorit vet e ka në kufirin me Malin e Zi, edhe Juniku edhe Peja dhe me me thënë mu është pak rëndë dhe nuk e di çfarë shkalle të ofendimit ka arritur kjo punë më humb 1 mm dhe 1 metër”
“Ka njerëz në Rugovë ose Dukagjin që munden me mrri në incidente falë këtij budalle”
“Ose i ka vu në lajthitje kolegët e vet përfshirë edhe Ministrim e jashtëm , kryeministrin ose janë bashkë”
Haradinaj tha se ka bërë thirrje vazhdimisht që kjo të mos ndodhë, madje ka dërguar edhe letra publike.
“Unë kam bërë thirrje për grupin parlamentar PDK-së të ulen si grup parlamentar le të diskutojnë këtë temë, le ta anulojnë se është gabim”
“Kam bërë kërkesë me shkrim presidentes, kryeministerit Mustafa, zëvendëskryeministrit Thaçi si Ministër i jashtëm dhe i kam lut që të vonohen me këtë temë se nuk kemi nevojë me nxit”
“Ne nuk kemi problem me Malin e Zi se nuk po na mban në presion”
“Ne e kemi kërkuar një rezolutë në Parlament dhe rezoluta ka qenë me arrit një bashkim politik rreth një teme“
Sipas tij, ata po mundohen që përmes komisinot me përfundu detyra parlamentare, me mbulu një version të gabuar.
Haradinaj tha se ai nuk e njeh kufirin me Malin e Zi pasi e vërteta është se ky kufi është kështu si është historikisht dhe këtë e thonë edhe njohësit e kësaj fushe.
“Profesori Qemal Bregu nga Amerika që është një burrë i respektuar dhe nuk e ka asnjë interes ju ka treguar të gjithëve që prej 45tës e tutje se kufiri ekziston në Qafën e Qakorrit”
“Nuk ka hartë politike, civile as ushtarake që nuk e vërteton këtë deri ne 74tën, të gjitha flasdin njejtë, edhe Mali i Zi e din edhe e ka respektuar këtë”
“Plot profesorë të nderuar të hartografisë kanë thënë njejtë”
“Une nuk e mbroj këtë temë nga emocionet, unë jam rrit në kufi”
“Po të kishte qenë e drejta në anën e komisionit e kisha mbështet por une jam dëshmitar i të vërtetës”
“Prona jonë është në kufi, e njoh si frymon ajo zonë , unë e di fizikisht si njeriu që e njeh shtëpinë e vet “
Haradinaj është shprehur se problemi i tij nuk janë vetëm hektarët që po humbin por edhe fakti se sipas tij Murat Meha po gënjen para syve të të gjithëve.
Haradinaj tha se kjo edhe është arsyeja që ka dhënë dorëheqje nga ky Komision
“Dikush në tavolinë po më gënjen në sy dhe unë nuk mundem me duru
“Unë kam jap dorëheqje se nuk mundem me marr pjesë në një komision të cilin e shoh se mobilizohet me ja mbulu budallakitë dikujt në vend që ky komision me thirr në raport”
“Le që po bahet dëmi po edhe ofendimi”
“Dil bile e thuaj që humbëm e jo me na gënjy”
“Nuk ka logjikë që kufiri me qenë në Kuqishtë”
Madje ish kryeministri i Kosovës tha se nuk ka nevojë që të ecet tutje në rrugën europiane nën këto kushte dhe se kjo çështje mund të zgjidhet.
“Mendoj se mundemi me zgjedh, Mali i Zi nuk insiston në një version me fol edhe me ju tregu që eksperti është gabuar edhe me u ndal e me shqyrtu “
“Mali i Zi është mirë me pas fqinjësi të mirë me Kosovën”
“Mali i Zi me pas stabilitet me regjionin duhet me pas mirë me Dukagjin, nuk ka logjikë me pas mirë me Prishtinën”
Madje sipas udhëheqësit të partisë që është në opozitë, ajo pjesë e Malit të Zi nuk është e banuar por qysh në kohën e ish Jugosllavisë kufinjtë ishin të ditur.
“Krejt shqiptarët kudo i dijnë disa procese të atij brezi, është njëfarë kufri i dakorduar historik, nuk është dakorduar në kafe po në gjak”
“Është gabim me nguc atë kufi, unë kam insistuar mos me u ngut se unë kam interes si personal, si qytetar, si deputet, si Kosovë me mbajt fqinjësi të mirë, jo me nxit probleme e incidente”
“Ajo pjesa e Malit të Zi nuk është e banuar, nuk ka fare vendbanime dhe nuk janë të shfrytëzuara”
“Kufinjtë edhe në kohën e ish Jugosllavisë kanë qenë të shënuar, dhe të gjithë e kanë dit ku janë vijat”
Ai gjithashtu tha se shpreson se kjo marrëveshje nuk zbatohet.
“Kam shpresuar se nuk nënshkruhet kjo marrëveshje, shpresoj që nuk zbatohet , shrpesoj qe deputetët nuk do ta votojnë”
“Deputetët shpresoj se i ndihmojnë shefave të tyre duke mos dhënë përkrahje dhe kjo temë të rishqyrtohet”
“Këto gabime janë materiale politike se 12.000 hektarë nuk janë pak”
Sipas tij, për kufirin dhe tokat që i takojnë Kosovës nuk duhet politika se gjërat dihen.
Unë se kuptoj politikën që e bën këtë, ajo është pjesë e Kosovës”
“Ky komisioni jonë është bllokuar në këtë gjendje dhe po insisiton që kufiri është ndryshe”
Sipas tij është mirë me u taku me Malin e Zi dhe me diskutu dhe rishqyrtu çështjen në mënyrë që të mbetet kufiri ashtu si është dhe raportet fqinjësore të mbesin të mira.
Ramush Haradinaj është shprehur se kjo çka po ndodh tregon se kryeministri Isa Mustafa nuk i sjellë të mira Kosovës.
Madje sipas tij kryeministri Isa Mustafa nuk mund të falë pjesë të Kosovës që janë pasuri shtetëore.
“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme”
“Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thon as PO as JO, atë janë duke e end për kërpeshi”
“Unë nuk protestoj te ranchi i tij, le ta jap ranchin e vet ose pronën e Arbenit e Besnikut“
“Ai nuk mundet me dhënë pronën e Kosovës”
“Isa Mustafa është koti”
Ai ka pohuar se kjo çështje nuk ka të bëjë me opozitën pasi sipas tij edhe pozita po e kundërshton.
“Unë po tërhiqem sot nësë LDK e PDK i thonë Mustafës e Thaçit që e kanë mirë”
Kreu i AAK-së ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe duke thënë se ai dhe partia që ai udhëheq janë kundër disa elementeve të tij.
“Ende si kam parë krejt efektet, sa për njkë koordinim nuk kam asgjë kundër”
“Me ju dhënë pushtetin dhe me i përfundu detyrat e komunës, me pas buxhet po më duket që është gabim“
Ai tha se ata janë për një shtet multietnik ku serbët gëzojnë të drejtat e tyre por jo të formohet një shtet në shtet.
“Unë dhe AAK insitojmë që disa elemente të marrëveshjes mos me u zbatu”
“Jemi për me i dhënë të drejtat serbëve, me ju mundësu zhvillim , me i leju me i rujt lidhjet kulturore se nuk janë në dëm të shqiptarëve por jo shtet në shtet”
Haradinaj tha se është për një ekuilibër serbo shqiptar në Ballkan pasi kjo I ndihmon paqes së përgjithshme në Ballkan.
“Jem 7 milion në Ballkan po nuk jemi 7 milionë shqiptarë , vendosja e ekuilibrave në Ballkan duhet të bëhet mes shqiptarëve e serbëve dhe duhet të vendoset një ekuilibër”
“Ekulilibri shqiptaro serb është mirë me ndodh se i ndijhmon paqes në Ballkan”
“Ne nuk jemi të interesuar me mbajt një atmosferë të konfiliktit në rajon dhe me i bart përgjegjësit që na takojnë si popull”
Në fund, kreu i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës është shprehur se kryeministri Isa Mustafa nuk është adekuat për këtë pozitë.
“I kam thënë edhe në prezencë se nuk e mendoj Isa Mustafën si kryeministër të vendit tim, të një populli të ri me shumë probleme”
“Nuk ka të bëjë me individ por ai nuk është njeri adekuat me qenë kryeministër i Kosovës “