M.L. A.D. dhe E.R. nuk i kanë më shumë se 14 vjet, por u bënë për pranga e për gjykatë.
Për njërin nga këta tre djem të dyshuar për therjen me thikë të një bashkëmoshatari, në këtë moment kamerat janë të padëshirueshme, njofton Klan Kosova.
Të tre të dyshuarit janë nxënës të shkollës “Motrat Çiriazi” në Klinë, të cilët rrahën e therën me thikë Ilir Mirëditën, po ashtu nxënës i klasës së nëntë në këtë shkollë.
Prokurorja e rastit për të mitur Lirie Moria, tha se në bashkëpunim me policinë e Klinës, kanë përgatitur lëndën dhe për 3 të dyshuarit kërkoi t’u caktohet masa e paraburgimit.