Përfshihet nga zjarri një strehimore refugjatësh, plagosen 5 persona

E publikuar: 07/09/2015 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona janë plagosur pasi zjarri kishte përfshirë një strehimore të refugjatëve në Gjermani, raporton policia.
Zjarri ka shpërthyer në Rottenburg në shtetin perëndimor të Baden-Wuerttemberg, ndërsa raportohet se në strehimoren e refugjatëve që u përfshi nga zjarri ishin të strehuar më shumë se 80 persona.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sipas policisë gjermane rasti është duke u hetuar.Në muajt e fundit Gjermania është përballur edhe me dhjetëra sulme nëpër strehimoret e refugjatëve, por përkundër sulmeve ajo arrin të presë numrin më të madh të refugjatëve deri në fund të vitit.

Vetëm në fundjavë, në Gjermani kanë hyrë rreth 20 mijë refugjatë, pasi Gjermania dhe Austria u dakorduan me Hungarinë që të heq dorë nga marrëveshja e Dublinit dhe t’i lejojë refugjatët të shkojnë drejt Gjermanisë dhe Austrisë, transmeton Gazeta Blic.

Europa është duke u përballur me krizën më të rëndë të refugjatëve që nga luftrat jugosllave të viteve 1990. Fluksi i madh i refugjatëve ka sjellë sistemin e azikit në BE në një pikë kyce dhe e ka e ka ushqyer rritjen e partive populiste të krahut të djathtë, ndërkohë që vendet anëtare të BE-së janë ndarë mbi reagimet e tyre politike.