Nga aeroporti thonë se fluturimi i “Adria Airways” u anulua për shkaqe teknike

E publikuar: 06/09/2015 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar se vonesa e aeroplanit të Adria Airways ka ndodhur për shkaqe teknike.

“Po aeroplani me kompaninë ajrore ‘Adria Airways’ ka vonese për shkaqe teknike. Të gjitha të drejtat e pasagjerëve në raste të tilla janë duke u respektuar”, ka thënë ajo, pas publikimit të lajmit në Kohavision.

“Info e radhës: Rreth orës 19:20 morëm informatën për anulimin e këtij fluturimi. Udhëtarëve në bazë të kërkesave të tyre iu është ofruar transporti dhe akomodimi deri ne fluturimin e radhës së ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e Garës, raporton Koha.net.

Lexo edhe: Dhjetëra mërgimtarë tash 8 orë në aeroport për fluturimin që s’po realizohet