Fotografia që preku botën (Kosovë, 1990): Historia e familjes që pasqyron historinë e një vendi (Foto +18)

06.09.2015 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fotografia që preku botën (Kosovë, 1990): Historia e familjes që pasqyron historinë e një vendi (Foto +18)

Në vitin 1990, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, nisin demonstratat për të drejtat shqiptare. Fotografi i agjencisë Gamma, francezi Georges Merillon (1957), realizoi për mediat e huaja një reportazh nga Kosova që do të prek zemrat e njerëzve kudo në botë.

Në janar 1990, gjatë demonstratave në Rahovec, nga forcat e Sllobodan Millosheviqit vritet Nasim Elshani.

Merillon regjistroi momentin e vajtimit, pranë trupit të tij të vdekur. Me këtë fotografi, ai më 1991 fiton çmimin prestigjioz World Press Photo

“Një pikturë? Jo, fotografi. Dhimbja kur humbin të afërmin, e kapur në përjetësi. Trishtim rreth një trupi të pajetë. Historia e kësaj familjeje pasqyron historinë e një vendi”, ka thënë ai 25 vite më vonë, për foton e realizuar më 28 janar 1990.

“Pakkush ka mundur ta gjente Kosovën në hartë atëherë”, shtoi Merillon, transmeton Telegrafi.

Pranë trupit të ndjerë të Nasimit gjendet nëna e tij Sabrije, motra e vogël Afërdita, dhe ajo më e madhe Ryva.

Një ditë më parë Nasimi kishte shkuar në Rahovec, ku kishte demonstrata. Demonstruesit ranë në grackë të policëve serbë, që shtinë në turmat paqësore pa paralajmërim.

Merillon arriti në Nagafc me ndihmën e një gazetari shqiptar. Populli ishte mbledhur në qendër të fshatit, të trishtuar nga vrasja. Ata u habitën nga prezenca e gazetarëve, ndaj i ftuan në shtëpinë e familjes elshani.

“Qëndrova disa minuta në mes të grave, një orë në fshat e pastaj shkova në Prishtinë para se të niste ora policore”, thotë ai, duke shtuar se në ato çaste me të ishte edhe një gazetar i France 2 që ka marrë pamje nga kjo skenë morti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare