Mos krijimi i ushtrisë së Kosovës po shihet si rrezik nga Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Ai n’interivstë për Televizionin Rrokum, thotë se nëse nuk krijohet nji ushtri e fortë, atëherë Serbia i ka të gjitha rrugët për me rikthye luftën në Kosovë. Ai ka shtue se Ushtria e Kosovës nuk duhet me u pa si rrezik, por si garancë e paqes.
“Serbia asht arsyeja kryesore pse Kosova duhet me pasë nji Ushtri të fortë”, kështu ka thanë Selimi.
Simbas Selimit, Kosova nuk duhet me pritë që lista serbe me aprovue krijimin e Ushtrisë, sepse kjo i bjen që na duhet me pritë Beogradin, që ky i fundit me na ba ushtrinë.
Selimi ka akuzue Qeverinë se po luen me çashtjen e Ushtrisë. Ai thotë se sa herë që Qeveria i ka sjellë diçka të keqe Kosovës, në retorikën e tyne ke ndigjue për krijimin e Forcave të Armatosuna të Kosovës.
Ai ka shtue se me LDK’n, PDK’n dhe Listën Serbe në koalicion, Kosova kurrë nuk ka me pasë Forca të Armatosuna, Ushtri të mirëfilltë, e simbas tij, as nuk ka me pas këtë sovranitet e integritet territorial në Republikën e Kosovës.

















