Juha Sipila, kryeministri finlandez, ka ofruar shtëpinë e tij si qendër për strehimin e refugjatëve.
Sipila ka thënë se shtëpia e tij do të jetë në dispozicion të refugjatëve nga data 1 janar 2016.
Kreu i qeverisë së Finlandës është intervistuar sot nga TV YLE, të cilit i ka thënë se familja e tij ka në pronësi një shtëpi të madhe, të cilën nuk e përdorin që nga koha e transferimit në Helsinki.
Sipila nuk ka specifikuar se sa mund të jetë kapaciteti i kësaj shtëpie, por me deklaratën e tij ai u bë zyrtari i parë i lartë i një vendi që flet në terma konkretë për ndihmë ndaj refugjatëve që u ikin zonave të luftës, në kërkim të një jete më të mirë në Europë.