Ende nuk dihet paketa e re fiskale a ka me gjete zbatim ne pjesën veriore të vendit. Zyrtare të Administratës Tatimore, si institucioni përgjegjës për zbatimin e këtyne politikave, thonë se Ligjet e nxjerruna vlejnë për krejt territorin e vendit, por se niveli i zbatimit në këtë pjesë ka me u pa muejt në vijim.
Drejtori i ATS’s tha se ligjet e Qeverisë vlejnë për krejt territorin e Kosovës, por çashtja e zbatimit të tyne asht e lidhun me proceset që ndodhin në këtë pjesë të vendit.
Kryetari i OEK Safet Gerxhaliu, pret që, nëse jo menjiherë, kjo paket ka me gjetë zbatim në muejt në vijim, sepse Kosova ka kontroll në pikat doganore të asaj pjese të vendit.
Zbatimi i paketes fiskale vjen në kohën kur në Bruksel u nënshkrue marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, i cili mendohet se ka me pasë kompetenca egzekutive në aspektet ekonomike.
Deri tash, të hyrat doganore nga pikat Jarinje dhe Brnjak kanë shkue për Fondin e Veriut, i cili doli si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.