Qeveria po punon në udhëzimin administrativ që i hap rrugë Asociacionit

04.09.2015 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria po punon në udhëzimin administrativ që i hap rrugë Asociacionit

Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përfshirë çdo ndryshim që do të bëhet pasi ai të hyjë në fuqi, pritet të kalojë përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë për KTV-në se ka pasur takime ndërmjet ekspertëve juridikë dhe kryeministrit dhe po punohet në një udhëzim administrativ që i hap rrugë dekretit qeveritar për Asociacionin.

Bajram Gecaj ka shtuar se ky dekret do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim dhe tek pas kësaj nis puna për statutin e Asociacionit.

Zëvendësministri ka shtuar se ata kanë punuar shumë, në mënyrë që ky Asociacion të mos ketë kompetencë ekzekutive e as të ketë lëshime në gjuhën juridike për këtë.

Statuti i AKS-së pastaj me një udhëzim tjetër administrativ do të dërgohet në Kushtetuese për të vlerësuar nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përcjell koha.net.

Gecaj nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e shefit të tij, ministrit Lubomir Maric, i cili ka thënë se tashmë po punohet në statutin e Asociacionit dhe këtë po e bëjnë ekspertë serbë e ndërkombëtarë.

Në bazë të marrëveshjes, ekipi menaxhues ka kohë 4 muaj që ta përgatisë Statutin e Asociacionit, i cili prezantohet në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së