Veseli: Nënë Tereza luftëtare e madhe e shpresës njerëzore

04.09.2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Nënë Tereza luftëtare e madhe e shpresës njerëzore

Sot në Kaçanik, i cilësuar edhe si kryeqytet i xhihadistëve për shkak se shumë djem të kësaj ane po luftojnë krah terroristëve në Siri, ka mbajtur një manifestim për nobelisten shqiptare, Nënën Terezë

Në tubim ka marrë pjesë Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili është shoqëruar nga prijësit fetarë; myslimanë dhe katolikë.

Veseli ka mbajtur edhe një fjalim, të cilin mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Fjalë rasti në manifestimin kushtuar Nënë Terezës, të mbajtur në Kaçanik

I nderuari kryetar i komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi,

I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. NaimTernava,

I nderuari drejtor i përgjithshëm i Caritasit nacional të Kosovës, z. Don Viktor Sopi,

Të nderuar të pranishëm,

Qytetarë të Kaçanikut dhe të Kosovës,

Këto ditë ne kremtojmë ditët e Nënë Terezes, bijës sonë të madhe, flamurtarës së madhe të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, simbolit universal të bamirësisë.

E zgjodhëm Kaçanikun që t’i bëjmë nderime kësaj figure të madhe të kombit tonë dhe të njerëzimit, sepse Nënë Tereza, ajo vasha e dikurshme e ndrojtur Gonxhe Bojaxhiu ishte bijë e këtyre trevave, Kaçanikut, Shkupit, Prizrenit. Ishte bijë e traditave të fuqishme të tolerancës fetare dhe solidaritetit, që janë të rrënjosura në kulturën dhe shpirtin tonë.

Nënë Tereza ishte bijë e këtij populli, që shpirtin solidar të tij e shndërroi në një lëvizje botërore të humanizmit dhe bamirësisë.

Nënë Tereza ishte një luftëtare e madhe e shpresës njerëzore.

Ajo lindi dhe jetoi përgjatë shekullit XX dhe gjithë jetën luftoi kundër barbarive që krijoj ky shekull, duke mbajtur të gjallë idealin e një bote më të mirë, mësolidare dhe më të drejtë.

Nënë Tereza, kjo bijë e madhe e kombit tonë, në shekullin e urrejtjeve ideologjike e fetare, na zbuloi dimensionin humanist të religjionit, Idenë e madhe se dashuria për zotin ka kuptim vetëmduke qenë dashuri për njerëzit.

18 vite pas vdekjes së bijës sonë të madhe, bota vazhdon të përballet ende me probleme dhe kriza të mëdha.

Urrejtja, e ndërtuar mbi abuzimin e ideve politike dhe fetare,është duke bërë kërdinë në shumë pjesë të botës, është duke shkatërruar jetën e milionave njerëzve dhe duke i zhytur në mjerim social miliona të tjerë.

Në këtë situate, mesazhi jetësor i Nënë Terezës, bëhet më aktualsë kurrë. Bëhet i domosdoshëm.

Dhe ky mesazh është se religjioni duhet të ketë vetëm një aleat- HUMANIZMIN.

Në të kundërten, ai shndërrohet në instrument të kriminelëve qëluftojnë për sundim mbi popujt dhe jetën e njerëzve.

Të nderuar të pranishëm,

Duke nderuar sot, bijën tonë të madhe, Nënë Terezen, ne frymëzohemi me idealin e saj të bamirësisë.

Sot kur rrugët e Ballkanit janë të mbushura me refugjatëtë ikur nga terrori i luftës në Siri, ne duhet që këtë frymëzim ta kthejmë në vepra konkrete, duke ndihmuar, kudo që mundemi, që dhimbjet e këtyrerefugjatëve të paksohen.

Askush më mirë se sa ne nuk e kupton dhimbjen e braktisjes së atdheut për shkak të terrorit. Askush më mirë se sa ne nuk e ndjen trishtimin në fytyrat e fëmijëve të ikur nga lufta.

Prandaj, është momenti që me aq sa kemi mundësi të bëhemi pjesë e solidaritetit me njerëzit e vuajtur. Kështu e vazhdojmë misionin e bijës sonë të madhe, NënësTerezë

Dhe kështu e nderojmë më së miri vetë atë.

Ju faleminderit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit