Roli i Norit në filmin “Babai” të regjisorit kosovar Visar Morina, po i sjellë sukses djaloshit të ri, Val Malokut. Talenti i tij po bie në sytë e shumë filmbërësve të njohur botëror.
Pas çmimit si aktori më i mirë, që e mori në Film Fest Mynih, aktori i ri mori ofertë nga seriali i famshëm amerikan “Legends” për të luajtur një rol.
E si aktori më i mirë, Maloku u vlerësua pak ditë më parë edhe nga juria e festivalit të Filmit në Zarë të Kroacisë. Duket se ky artist i ri, do të ngjit shumë shpejtë shkallët e sukesit edhe në filmin amerikan. Së fundmi ai është përzgjedhur të luaj në filmin “The Zookeeper’s Wife’ përkah aktores dy herë të nominuar për Oscar, Jessica Chastain, ku Maloku do të luaj rolin si djali i saj.
Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel.