Mustafa rithekson se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive

02.09.2015 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa rithekson se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu përgjigjur reagimeve të shumta në lidhje me marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Bruksel me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se vendimi për themelimin e këtij Asociacioni është marrë në vitin 2013, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë me dy të tretat e votave të deputetëve.

Marrëveshja e 25 gushtit të këtij viti, sipas Mustafës, vë kornizat e operacionalizimit të asaj që me Ligj kemi përcaktuar dy vite më parë.

Më tej, Mustafa jep edhe disa “fakte”, siç i quan ai, në lidhje me asociacionin, por edhe për marrëveshjet tjera të arritura së fundmi në Bruksel me palën serbe.

“ Ky Asociacion rezulton nga fryma e Propozimit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, si dokument bazë për shpalljen e pavarësisë. Në atë dokument është përshkruar qartë e drejta e komunave që të bashkëpunojnë dhe të përcaktojnë forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe lidhjeve mes tyre”.

“Para udhëtimit të fundit për Bruksel, kemi qartësuar krejtësisht qëndrimet me Brukselin dhe Washingtonin se Asociacioni nuk mund të ketë përgjegjësi ekzekutive, nuk mund të jetë formë e tretë e pushtetit, nuk mund të krijoj asimetri, e cila pengon unitetin e veprimeve ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Po ashtu, jemi pajtuar që Asociacioni nuk do të jetë një OJQ e rëndomtë, por një entitet juridik i cili do të fuqizojë rolin e komunave serbe në zgjidhjen e problemeve të banorëve të tyre, në krijimin e perspektivës zhvillimore dhe në integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”.

“Asociacioni nuk është pronare e pasurive në Kosovë, është pronare e pasurive të tundshme dhe të patundshme të cilat ia mundësojnë veprimin, siç janë objektet administrative, teknologjia informatike, mjetet e transportit etj. Kemi pranuar që Asociacioni të jetë bashkëpronare e kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale. Këtë e mundëson edhe Ligji mbi Ndërmarrjet Publike, që njeh një lloj pjesëmarrje në qeverisje korporative të Asociacionit ekzistues kundrejt ndërmarrjeve publike lokale”.

“Asociacioni nuk zgjedh e komandantin e policisë për veriun, por në harmoni me Marrëveshjen e Parë, katër komuna të veriut propozojnë një listë, nga e cila Ministri i Punëve të Brendshme zgjedh dhe emëron njërin prej tyre”.

“Korniza legale e themelimit të Asociacionit kufizohet në ligjet e Kosovës. Prandaj në fushëveprimin e asociacionit, në objektivat e tij dhe në mënyrën e organizimit dhe të relacioneve me pushtetin qendror, çdo gjë do të funksionoj vetëm në suaza të asaj që lejojnë ligjet dhe Kushtetuta. Nuk parashihet që të ndryshoj, jo Kushtetuta, por edhe asnjë ligj, për të krijuar hapësirë tjetër legale për Asociacionin. Ai vepron sipas ligjeve ekzistuese të Republikës së Kosovës”.

“Jam shumë i bindur se mund të ketë efekte pozitive në integrimin e popullatës serbe dhe në forcimin e komponentës shumetnike të vendit tonë, si një shembull i mirë i avancimit të të drejtave qytetare dhe i hapjes së rrugës për integrime evropiane dhe euroatlantike”.

“Edhe problematizimi i Asociacionit nuk mund të vë në hije rezultatet dhe efektet shumë të rëndësishme të tre marrëveshjeve të reja, asaj për implementimin e Marrëveshjes për energjinë, mbi kodin telefonik dhe për lëshimin e urës mbi Ibër në qarkullim”.

“Kosova arriti të vijëzoj qartë kufirin energjetik në kufijtë e saj shtetëror me shumë përfitime financiare. Ka arritur të ketë kodin e saj telefonik 383 dhe pronësinë mbi këtë kod. Arriti të krijoj komunikimin ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës. Këto janë rezultate për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për Qeverinë. Prandaj është e shëndetshme që faktet të pranohen ashtu siç janë”, ka përfunduar Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë