Kështu të pamëshirshëm jeni ndaj Kaçanikut ?!

02.09.2015 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kështu të pamëshirshëm jeni ndaj Kaçanikut ?!

Shkëlqim Ajdini

Tani e disa vite mund të themi që qyteti historik i Kaçanikut po pasqyrohet në mediumet tona si një vend që nuk ka të bëjë me realitetin në Kosovë. Po, po, deri në këtë masë ka shkuar lapsi i gazetarëve tanë dhe yryshi për të siguruar klikime në internet, e që këto klikime shndërrohen ne para. Po e kuptoni që në fillim, se nuk po flasim më për etikë gazetarie, por thjeshtë për versionin tallava të disa mediumeve që kanë degraduar në këtë aspekt shumë të rëndësishëm.

is-fb-099

Qyteti i Kaçanikut, ani pse përballet me vështirësi ekonomike të theksuar, por sikur mos të mjaftonte kjo, tanimë ka marrë epitete të paqena dhe të pamerituara. Kaçaniku i Betejës së Grykës së Kaçanikut, i Kushtetutës, i betejave të UÇK-së, sot është thumbuar si Kaçaniku i “xhihadistëve”. Jam i sigurt që shumë mediume nuk e dijnê kuptimin e mirëfilltë të fjalës “xhihad”. Pa çka se, edhe në kontekstin që e përdorin, nuk i përshtatet Kaçanikut. Një person apo qofshin edhe disa, nuk përfaqësojnë vlerat reale të një mentaliteti të një qyteti. Kjo është thelbësore.

Fatkeqësisht, kësaj i ka shërbyer edhe neglizhenca e institucionit të Komunës së Kaçanikut, që nuk e pa asnjëherë të arsyeshme të demantoj cilësimet e këtij lloji. Të organizoj ndonjë tubim që do të reflektonte të vërtetën e jetesës dhe realitetit në Kaçanik.

Megjithatë, nuk është vonë. Nëse Komuna e Kaçanikut nuk merret me këtë, askush nuk iu pengon atyre që kanë krijuar paragjykime ndaj Kaçanikut që të vijnë, t’ia bëjnë një xhiro nê bulevard rreth lumit, e pse jo të pijnë çaj Kaçaniki, dhe të shohin se në Kaçanik zhvillohet jetë normale si në shumicën e vendeve të Kosovës, pëjashtim pakënaqësive për papunësi e jetesë të vështirë, por kjo për faj të instancave përkatëse. E kur jemi te vështirësitë ekonomike, me të cilat përballen kaçanikasit, asnjëherë nuk pash që mediumet të shkruajnë me po të njëjtin elan, për Shoqatën Humanitare Kaçanikase. Shoqatë kjo që, me ndihmën e biznismenëve vendës dhe të diasporës, ka marrë shumë iniciativa duke ndihmuar familje të ndryshme në nevojë, dhe jo vetëm në Kaçanik.

Gazetaria është mision i shenjtë, kërkon përgjegjësi e profesionalizëm. Gërshetimi i tyre sjell lajm dhe vlerë. Uroj të shoh shumë vlera reale në mediumet tona.

(Autori: gazetar dhe njohës i zhvillimeve fetare)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente

Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente

Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin – jemi më të fokusuar se asnjëherë

Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin – jemi më të fokusuar se asnjëherë

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Do t’ua lëshoj vendin të tjerve në listën tonë fantastike

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Do t’ua lëshoj vendin të tjerve në listën tonë fantastike

Kica-Xhelili godet VV-në: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota – Kosovë, Republika ime

Kica-Xhelili godet VV-në: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota – Kosovë, Republika ime

Ardian Gjini: Asnjë votues i Aleancës nuk do të pendohet për votën e tij

Ardian Gjini: Asnjë votues i Aleancës nuk do të pendohet për votën e tij

DNV nxjerr rezultatet preliminare: LVV 42.7 %, PDK 21.5 %, LDK 17.7 %, AAK 7.1 %

DNV nxjerr rezultatet preliminare: LVV 42.7 %, PDK 21.5 %, LDK 17.7 %, AAK 7.1 %

Reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

Reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, e rëndësishme që të numërohet me kujdes dhe respektohet plotësisht vullneti

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, e rëndësishme që të numërohet me kujdes dhe respektohet plotësisht vullneti

Ardian Gjini pas mbylljes së votimit: Të respektohet vullneti i sovranit, komisionerët të jenë korrekt në numërim

Ardian Gjini pas mbylljes së votimit: Të respektohet vullneti i sovranit, komisionerët të jenë korrekt në numërim

Numërohen votat e para nga KQZ: LVV 34,18%, PDK 19,95%, LDK 14,76%, AAK 9,83%

Numërohen votat e para nga KQZ: LVV 34,18%, PDK 19,95%, LDK 14,76%, AAK 9,83%

Këtu mund t’i përcillni rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Këtu mund t’i përcillni rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

34,49% pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 94% të votave të procesuara

34,49% pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 94% të votave të procesuara

Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Exit-Polli i PIPOS: VV 42.3%

Exit-Polli i PIPOS: VV 42.3%

KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% e qytetarëve

KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% e qytetarëve