Vendimi për të futur në fuqi Direktivën administrative për ndryshimin e TVSH-së u nënshkrua të hënën mbrëma, nga Ministri i Financave, Avdulla Hoti vetëm disa orë pasi që ai të duhej të fillonte së zbatuari.
Janë raste të rralla për të mos vendosur kapakun e ti quajmë inekzistente kur gjëra kaq qenësore bëhen më një lehtësi të tillë.
Së pari vendimi duhej nënshkruar disa javë e ndoshta edhe muaj më herët. Pas kësaj një fushatë intensive e komunikimit zyrtarë dhe publik, duhej të zbatohej që do të informonte qytetarët dhe bizneset në detaje për të drejtat dhe obligimet e tyre karshi ndryshimeve të reja.
Ministria e Financave i zuri “gafil” qytetarët dhe bizneset ata që do duhej të njoftoheshin që edhe përmendësh ta dinë ligjin e ri, edhe nëse kjo nuk u pëlqen.
Qytetarët e panë, se në vend se të liroheshin disa produkte siç u tha nga qeveria kjo nuk ndodhi, por në vend të kësaj disa të tjera i paguan më shtrenjtë.
-Shtrenjtimet:Efekti i TVSH-së: Shtrenjëtohen barnat! (DOKUMENT)
Një pjesë e bizneseve, janë ankuar direkt në Gazeta Blic, se gjatë tërë ditës së djeshme nuk kanë ditë se si ti lëshojnë faturat me TVSH-në e shtrenjtë 18 për qind apo me të lirën 8 për qind.
Nga data 1 shtator Ministria e financave ka vendosur ta ndryshoj TVSH-në. Ajo për herë të parë vendosi shkallëzimin e saj. Në vend të normës së rrafshët prej 16 për qind, nga e marta qytetarët do të paguajnë dy shkallë tatimore. Shkallën e ulët 8 për qind për disa mallra bazike të konsumit dhë atë prej 18 për qind për të gjitha mallrat tjera.
Vendimi i ri është kritikuar nga një pjesë e opinionistëve, shoqëria civile dhe shoqata të biznesit, por ai vazhdon të mbrohet nga hartuesi i saj Qeveria e Kosovës.
– Lexo këtë: Astrit Gashi: Goditje për qytetarin, ndëshkim për biznesin. Meditje të reja për Qeverinë. Kjo është TVSH nga sot!
– Edhe këtë: Reagon drejtori i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane: Ndryshimi i TVSH-së e rëndon jetën e qytetarëve
Të parët thonë se ligji nuk u ndihmon qytetarëve, as atyre të varfër dhe as atyre që kanë para, dhe as nuk ju ndihmon bizneseve, ndërsa Qeveria e Kosovës insiston se do të ndodhë e kundërta
– Lexo këtu mendimin e Qeverisë: Kryeministri paralajmëron ndryshime të tjera në TVSH