Zëdhënsi i qeverisë hungareze, ka deklaruar se rreth 3000 emigrantë dhe refugjatë hyjnë në Hungari çdo ditë. Kjo deklaratë u bë pasi kishin shpërthyer përleshjet mes emigrantëve dhe policies, në një stacion të trenit në Budapest.
Mijëra burra, gra dhe fëmijë kanë fjetur në qiell të hapur, pasiqë Hungaria kishte vendosur të mbyllë stacionin e trenit që ka linjat e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.
Ata kanë protestuar para stacionit duke brohoritur ‘Gjermani, Gjermani’, ose ‘Merkel, Merkel’, ndërkaq, grupet vullnetare kanë arritur të sigurojnë ushqim për ta, veshje dhe ndihmë mjekësore.