Rreth 20 hektarë kullota janë djegur në Pashaliman të Vlorës. Zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:00, dhe u shua sot në mëngjes.
Për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikëset, policia dhe ushtria. Është arritur të shpëtohet një stallë me rreth 30 bagëti.
Nga hetimet e para rezulton se zjarri në kullota është vënë qëllimisht./Tch