Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe shef i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar sot se do të duhej që shumë shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), që është pushteti i parë politik i serbëve në Kosovë pas vitit 1999.
I pyetur se a është AKS-ja hapi i parë drejt ndarjes së Kosovës, Daçiq për televizionin Pink ka thënë se në këtë çast për një gjë të tillë nuk bisedohet.
“Tani është kjo forma e parë autonome që është me ulët nën atë që ne e quajmë krahinë”, ka thënë Daçiq.