Acer zbuloi dy telefona të rinj inteligjentë

30.08.2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Acer zbuloi dy telefona të rinj inteligjentë

Kompania amerikane Acer prezantoi dy telefona të rinj buxhetorë, Liquid Jade Z dhe Liquid Z410. Acer Liquid Jade Z është më i mirë nga dy telefonat e rinj të Acer-it. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë dhe fuqizohet nga procesori MediaTek MT6732 me katër bërthama me shpejtësi 1.5GHz. Kamera kryesore e tij është 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Telefoni fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2300mAh.

Sa i përket memories, telefoni ofrohet në dy versione. Njëri version ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, ndërsa tjetri ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Sa i përket softuerit, Acer Liquid Jade Z operon me sistemin Android 4.4 KitKat. Ky telefon kushton 229 dollarë për versionin me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, dhe 249 dollarë për versionin me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Telefoni i dytë është Acer Liquid Z410, i cili ofron specifika me parametra mesatarë dhe ka një çmim të arsyeshëm. Liquid Z410 ka ekran 4.5 inç me rezolucion 540×960 pikselë. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek MT6732M me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz. Ashtu si Acer Liquid Z, edhe ky telefon vjen në dy versione të ndryshme sa i përket memories. Njëri version ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, dhe kushton 129 dollarë. Ndërsa versioni tjetër ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, dhe kushton 149 dollarë.

Veçori të tjera të tij janë edhe kamera kryesore 5 megapikselë, kamera dytësore 2 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2000mAh. Sa i përket softuerit, edhe Acer Liquid Z410 operon me sistemin Android 4.4 KitKat.

Acer Liquid Jade Z është hedhur në treg, ndërsa telefoni tjetër do të hidhet në muajin shtator.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)