Simptomat e kancerit të gjirit nuk janë gjithmonë të njëjta për të gjithë

E publikuar: 27/08/2015 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse gungat dhe dhimbjet në gjinj dhe tendosja e thithkave janë indikacionet më të zakonshme që e karakterizojnë këtë sëmundje mizore, ka shumë raste të zbulimit të kancerit të gjirit bazuar në ndryshimet në dukje të padëmshme të lëkurës.

Struktura e vrazhdë e lëkurës, pamja si lëvozhgë portokalli, rrudhat dhe trashja, kruarja përreth thithkave, ndryshimet në madhësi apo formë të gjirit, dhimbje në krah dhe venat e zgjeruara dhe të dukshme, janë simptoma që gjithashtu nuk duhet të injorohen, shkruan “Zëri”.

“Simptoma të ndryshme nga ato të zakonshme priren të jenë të lidhura me pozitën e kancerit dhe nuk do të thotë se situata është më pak e rëndë” paralajmëron Dr. Emma Pennery.

Për shembull, një tumor që është i vendosur në kanalet e gjirit nuk shkakton gunga të dukshme.

Ndryshimet e lëkurës të tilla si venat e dukshme tregojnë se kanceri ka bllokuar enët e gjakut, kurse kruarja përreth thithkave tregon për një formë të rrallë të kancerit, të ashtu-quajtur sëmundja Paget.

Këto ndryshime nuk tregojnë skenarin më të keq, por duhet të merren masa.