Të gjelbrit e Gjermanisë interesohen për zhvillimet në Prishtinë

E publikuar: 27/08/2015 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti pjesëtaren e Parlamentit të Gjermanisë, Marie Luis Bek, eurodeputete e Partisë së Gjelbër.
Ahmeti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit politike si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal. Ndërsa Beck, si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, u interesua për gjendjen ekonomike dhe sociale ne Kosovë, pasi kjo është një prej temave kryesore edhe në Gjermani, për shkak të numrit të azilkërkuesve që vijnë nga Ballkani Perëndimor.

Ahmeti e njoftoi eurodeputeten lidhur ndryshimet dhe projektet në Komunën e Prishtinës. Sipas tij, shqetësimi më i madh në Kosovë ka të bëjë numri i lartë i papunësisë dhe varfëria.