Shtohet forca policore para shtëpisë së kryeministrit

26.08.2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtohet forca policore para shtëpisë së kryeministrit

Forca të shtuara të policisë së Kosovës po ruajnë shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafa, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Njëri nga fqinjët e tij ka thënë për Koha.net se që nga aksioni i Vetëvendosjes ka më shumë policë në lagje.

Policët zakonisht ruajnë shtëpinë e kryeministrit nga një kabinë brenda oborrit, por të mërkurën janë parë edhe para shtëpisë.

Më herët aktivistët e Vetëvendosjes kanë lëshuar një “urdhërarrest” për kryeministrin Isa Mustafa dhe dy djemtë e tij, me arsyetimin se po i bëjnë dëm buxhetit të shtetit. Ata kanë kopjuar logon e Policisë së Kosovës në këtë letër, të cilën e kanë shpërndarë në shesh.

Dje aktivistë të Vetëvendosjes ishin nisur te shtëpia private e kryeministrit Mustafa në fshatin e tij të lindjes në Prapashticë, ku po synonin të vendosnin një pankartë me mbishkrimin “Shite pronën tënde, e jo Kosovën”.

Ky aksion i Vetëvendosjes vjen pas lajmit të raportuar se kryeministria kishte dhënë një tender prej rreth 3 mijë eurosh për servisimin e një BMW-je për kompaninë që menaxhohet nga djali i kryeministrit. Ndërkaq është edhe nënshkrimi i Isa Mustafës i vënë mbi marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e cila nuk po u pëlqen aktivistëve të LVV-së.

Më parë ata kishin shkruar në murin e objektit qeveritar te ish-Rilindja sloganin “Djemve Tenderat, Serbisë Zajednicën”, transmeton koha.

Kundër këtyre veprimeve të Vetëvendosjes ka reaguar ashpër kryeministri Isa Mustafa, si dhe Qeveria e LDK-ja, të cilat ai i udhëheq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7