Bima që shpëton nga problemet me tretje

E publikuar: 26/08/2015 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menta karamele mund të përdoret në shërimin e ftohjeve, ngërçeve, problemeve në tretje, dhimbjeve të fytit dhe të dhëmbëve.

Nenexhiku është bimë shumë e njohur, duke lënë shije freskuese në gojë dhe për këtë arsye përdoret edhe në preparatet e kozmetikës. Menta karamele relakson muskujt e tretjes duke lehtësuar gazrat dhe duke zvogëluar ndjenjën e fryrjes, përderisa mendohet se konsumimi i kësaj bime shëruese mundet ta përshpejtojë fazën e hershme të tretjes., transmeton Kosova Sot Online.

Këtë e vërteton edhe studimi nga viti 2007, i publikuar në revistën “Journal of Gastroenterology”. Në studim kishin marrë pjesë 10 meshkuj të shëndetshëm, të cilët përmes ushqimit kishin marrë edhe vajin e mentës.

Pas shujtës, ekspertët për 4 orë kishin vëzhguar shpejtësinë e zbrazjes së lukthit dhe kanë vërtetuar se menta karamele kishte ndihmuar në fazën e hershme të tretjes së ushqimit në zbrazjen e lukthit. Sipas autorëve të studimit, menta karamele përshpejton procesin e tretjes së ushqimit dhe mund të jetë shumë e dobishme për personat me çrregullime me tretjen e ushqimit.