Zjarrfikësit Tim Young dhe Paul Hullings, sapo kishin përfunduar turnin e punës, dhe kishin luftuar për të shuar një zjarr gjatë natës. Kur shkuan për të paguar llogarinë, tek fatura gjetën një mesazh që thoshte se Liz u ofronte mëngjesin. Tim e tregoi historinë në Facebook. “ Një akt altruizmi që meriton vëmendje. Iu bëj thirrje miqve të mi që të shkojnë tek ky bari, për të mbështetur aktivitetin e kësaj vajze”, shkruante Tim.
Ndihma dhe kërkesa për këtë vajzë u bë një mbështetje e madhe për të atin teraplegjik dhe të paralizuar prej 5 vitesh. Liz kishte hapur një faqe Facebooku për mbledhje fondesh për t’i blerë të atit një karrige me rrota. Apeli i zjarrfikësve tërhoqi vëmendjen e shumë dhuruesve.
Brenda pak ditëve, Liz mblodhi më shumë se 70 mijë dollarë. “ E gjithë ajo që bëra, ishte se u ofrova mëngjesin zjarrfikësve. Nuk prisja asgjë më shumë se sa një buzëqeshje. Kjo tregon se edhe një gjest i vogël mund të të ndryshojë jetën”, -tregon Liz.
(a.a/Shqiptarja.com)